14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Si e përshkruan Hasan Basriu, rahimehullah, dijetarin e vërtetë

Më të lexuarat

Hasan Basriu, rahimehullah, thotë:

“Fakih, dijetar i madh fetar, është ai që është asket në dynja (këtë botë), kërkon ahiretin (jetën e amshueshme), e njeh mirë fenë e Allahut, vazhdon në adhurimet e Zotit të vet, largohet nga abuzimi me nderin e myslimanëve, i ndershëm karshi pasurisë së tyre dhe këshilltar i tyre”.

وقال بعض أهل العلم: “من أعطي أربعاً لم يمنع أربعاً: من أعطي الشكر لم يمنع المزيد، ومن أعطي التوبة لم يمنع القبول، ومن أعطي الاستخارة لم يمنع الخيرة، ومن أعطي المشورة لم يمنع من الصواب”.

Disa dijetarë kanë thënë:

Kujt ja jep Allahu katër gjëra nuk ia ndalon katër tjera:

1. Kujt ia jep Allahu falënderimin, nuk ia ndalon shtimin e bereqeteve.

2. Kujt ia jep pendimin, nuk i refuzon pranimin.

3. Kujt ia jep lutjen e istihares nuk ia ndalon mirësinë.

4. Kujt ia jep konsultimin nuk ia pengon përzgjedhjen e gjërave të sakta.

Shiko: “Ihjau Ulumid-Din”, 1/ 206.

Një dijetarë tjetër ka thënë:

Dija pa moral është sikur shpata në dorë të injorantit

Bekir Halimi/islammk/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit