8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shumë statistika ka në Gjermani, por mungojnë ato për numrin e xhamive – cilat janë arsyet?

Më të lexuarat

Të duket e habitshme në një vend që kujdeset kaq shumë për statistika dhe e do rregullin si Gjermania, që askush nuk e di numrin e saktë të xhamive dhe hapësirave për falje. Cilat janë arsyet?
Se sa shoqata, xhami apo hapësira për falje për myslimanët ka në Gjermani nuk dihet me saktësi. Në një kohë që shumë grinden për “numrin e madh të xhamive” apo “për shtimin gjithnjë e më të madh të xhamive”.

Ka vetëm përllogaritje për numrin e xhamive dhe hapësirave për falje në Gjermani. Studiuesi i islamit, Michael Blume shpjegon një arsye të thjeshtë juridike për këtë. “Sipas kushtetutës gjermane nuk ka detyrim regjistrimi për komunitetet fetare.

Që do të thotë që nëse një fe apo organizatë fetare nuk është subjekt i anëtarësuar juridik atëherë ajo nuk llogaritet nga ana statistikore.”

Xhamitë si tempujt

Po ashtu në Gjermani si për xhamitë, nuk dihet as sa tempuj budistë ka në Gjermani, krahason studiuesi.

Xhamitë në Gjermani regjistrohen në bazë të së drejtës së shoqatës dhe ato e kanë në dorë të lidhen ose jo me shoqata më të mëdha si Ditib apo të jenë komplet të pavarura.

E kundërta e kësaj janë kishat e mëdha. Ato janë të regjistruara në “librin e vitit” të Zyrës Statistikore Gjermane, po ashtu si komunitetet hebraike.

Kisha dhe komuniteti hebre kanë marrëveshje ligjore klerikale me shtetin.

Ndërkohë në librin e statistikave nuk gjendet asnjë fjalë për islamin, xhamitë apo myslimanët. Nga ana tjetër kisha katolike numëron jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën, se sa kisha ka.

2500, 2600, 2700

E megjithatë përmenden shifra për xhamitë në Gjermani. Këshilli Qendror i Myslimanëve bëri të ditur në fillim të tetorit se ka rreth 2500 xhami e hapësira fetare në Gjermani.

Shumica prej tyre janë dhoma faljesh në oborret e pasmë të godinave, rreth 900 janë pjesë e hapësirës publike.

Islami është i organizuar shumë më pak në formë hierarkie në krahasim me fetë e tjera monoteiste.

Mjafton që disa miq besimtarë të rregullojnë një dhomë, si në Berlin, juristja feministe “xhaminë liberale”.

Shërbimi Shkencor i Bundestagut trajtoi deri në maj të këtij viti temën e financimit të xhamive.

Dhe u ndesh me problematikën e shifrave konkrete të xhamive. Sqarimi është i vështirë, sepse nuk ka statistika zyrtare për numrin e tyre.

“Me afërsi ne mendojmë se ka 2600 deri në 2700 xhami të formave të ndryshme”.

Ekspertët e Bundestagut kanë përmbledhur përllogaritjet dhe kanë arritur në përfundimin se shifrat variojnë nga 2350-2750 xhami.

Edhe numri i myslimanëve në Gjermani flitet se kap 4,4 deri në 4,7 milionë vetë. E vetëm një pakicë, rreth 15-30% është e organizuar në shoqata.

Financimi nga jashtë

Para këtij problemi, studiuesi i islamit Michael Blume jep një përgjigje edhe për pyetjen: Se pse xhamitë e pakta përfaqësuese në Gjermani financohen nga jashtë, nga Turqia apo Arabia Saudite.

“Problemi i madh i komuniteteve islame është se ato nuk kanë fonde të mjaftueshme”.

Kjo sepse shumë pak myslimanë e shohin veten si anëtar të komuniteteve të xhamive. Për ndërtimin e një xhamie të vogël mund të mblidhen donacione. Por kur vjen puna për financimin e imamëve dhe punës me të rinjte, atëherë puna keqësohet, paratë mungojnë. “Prandaj Turqia është kaq e fuqishme”, thotë studiuesi. Shteti turk paguan imamët.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit