11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shumë punë në të njëjtën kohë po dëmton prodhimtarinë tuaj

Më të lexuarat

Sapo keni nisur të hartoni një raport apo projekt për shefin tuaj dhe ndërkohë kujtoheni që nuk u keni kthyer përgjigjë një mesazhi në postën elektronike. Sapo e dërgoni ndizet drita e celularit që ju kujton ditëlindjen e një miku dhe duhet ta uroni… Kështu, pa pritur dhe pa kuptuar keni humbur një orë kohë. Mendoni se keni përvetësuar artin e shumë punëve në të njëjtën kohë por a jeni të sigurt për këtë?

Mendojeni mirë dhe një herë!

Sipas doktorit Adam Gazzaley, një shkencëtarë në fushën e neurologjisë në University of California, truri njerëzor nuk është i krijuar për të bërë shumë punë në të njëjtën kohë në të njëjtën mënyrë. Korja ballore e vuan gjithë këtë përpjekjen tonë për të bërë disa punë dhe kështuqë fillon të lodhet ne si përfundim do fillojmë të bëjmë gabime duke i bërë të gjitha punët jo në përpikmëri ose do na duhet më shumë kohë për të përfunduar detyrat tona (që nëse do i bënim një nga një do na merrte më pak kohë).

Nëse përballemi me informacione të reja, truri nuk është në gjëndje të filtrojë çështjet e rëndësishme nga ato të parëndësishme pa e ngadalsuar aftësinë përpunuese të informacioneve. Në këtë mënyrë performance juaj në studim apo në punë do të ulet. Zgjidhja është të mbahen sa më pak tabela faqesh internet hapur dhe të mbahet telefoni i fikur apo sa më larg. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit