3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Shumë këshilla, pak rezultate

Më të lexuarat

Në Kosovë janë të themeluar një numër i konsiderueshëm i këshillave kombëtarë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës. Ndër ta janë edhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, Këshilli për Integrim Evropian…,por disa prej tyre asnjëherë nuk kanë mbajtur ndonjë takim.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë, vlerësojnë se këta këshilla kombëtarë janë krijuar, por nuk janë duke bërë një punë të mirëfilltë.

Ardian Arifaj nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, thotë se sikur këta këshilla kombëtarë do të funksionin ashtu si duhet, atëherë zgjidhja e problemeve në fusha të caktuara do të ishte më e mirë dhe më e lehtë.

Problemi më i madh është se këta këshilla kombëtarë nuk po japin zgjidhje të këtilla dhe nuk po japin ide si të tejkalohen problemet.

“Themelimi i këshillave nuk është detyrimisht ide e keqe, përkundrazi mund të jetë një ide shumë e mirë nëse bëhen forume, në të cilat do të preken probleme dhe do të jepen ide alternative për t’i zgjidhur problemet. Problemi më i madh është se këta këshilla kombëtarë nuk po japin zgjidhje të këtilla dhe nuk po japin ide si të tejkalohen problemet”, thotë Arifaj.

Njëri nga këta këshilla, i cili ka qenë më se i nevojshëm për adresimin e problemeve është Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Ndërkaq, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i cili është organi më i lartë i sigurisë në vend, ka rol këshillues në të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e Kosovës. Ai rekomandon politika dhe strategji për sigurinë. Gjithashtu, ofron informata dhe vlerësime të gjendjes së sigurisë në Kosovë, që t’i mundësojë Qeverisë së Republikës së Kosovës marrjen e vendimeve përkatëse lidhur me çështjet e sigurisë.

Sipas Arifajt, këta këshilla kombëtarë nuk kanë pasur ndonjë efekt dhe se rekomandimet e tyre nuk janë trajtuar nga institucionet ekzekutive.

“Problemi qëndron aty se po krijohen sa për sy e faqe dhe jo për të kryer një punë të mirëfilltë. Çka është më rëndësi se deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë shenjë se institucionet ekzekutive i kanë marrë parasysh rekomandimet e këtyre këshillave”, thekson Arifaj.

Problemi qëndron aty se po krijohen sa për sy e faqe dhe jo për të kryer një punë të mirëfilltë, transmeton REL.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit