7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shumë dobi nga uji me limon

Më të lexuarat

Shumë njerëzve u pëlqen shija e thartë e limonit në ushqimet e tyre. Por, a keni menduar ndonjëherë se ju mund të përdorni këtë lëng limoni në një mënyrë më të mirë se kjo?

Ka përfitime të mëdha nga konsumimi i lëngut të limonit dhe ujit në jetën e përditshme. Limoni nuk kushton shumë, është i përballueshëm nga të gjithë dhe shumë i njohur për përdorimin e tij në kuzhinë dhe mjekësi. Lëngu i limonit ka 5% acid citrik që i jep një shije të thartë atij. Ai është një burim i pasur i vitaminës C. Përmban gjithashtu vitaminën B, riboflavinë dhe minerale, si kalciumi, fosfori, magnezi, dhe gjithashtu proteina dhe karbohidrate.
Uji me limon është një pije e shëndetshme, veçanërisht nëse merret në mëngjes. Konsumimi ditor i ujit me limon ka dobi të mëdha shëndetësore pasi është i mirë për stomakun, lëkurën, dhëmbët, kuron infeksionet e fytit, ndihmon rënien nga pesha, kontrollon presionin e lartë të gjakut, përmirëson frymëmarrjen, ul temperaturën, pastron gjakun dhe është i mirë për trajtimin e reumatizmit./kosovasot/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit