12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shuhet një familje nga sulmet ajrore ruse në Siri

Më të lexuarat

Forcat ajrore ruse i vranë të shtunën pesë civilë në pjesën veriperëndimore të Sirisë. Në mesin e viktimave ishin katër anëtarë të së njëjtës familje.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se në mesin e civilëve të vrarë ishin tre fëmijë, ndërsa sulmi ndodhi në fshatin Bala, që i përket rajonit të idlibit.

“Një burrë, një grua dhe dy vajza të vogla janë në mesin e të vrarëve”, tha kryetari i grupit vëzhgues, Rami Abdel Rahman.

Rajoni i Idlib-it është përballur me shtim të dhunës gjatë kësaj jave, në kohën kur qeveria siriane e ka nisur një ofensivë të përgjakshme kundër rebelëve, pavarësisht një armëpushimi të ndërmjetësuar më parë nga Rusia dhe Turqia.

Vetëm nga dita e mërkurë, në këtë rajon janë vrarë 28 civilë, përfshirë tetë fëmijë, bëri të ditur grupi me bazë në Britani të Madhe.

Dhuna e javëve të fundit i ka shtyrë qindra mijëra njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Që nga viti 2011, në luftën e Sirisë janë vrarë më shumë se 380 mijë njerëz, ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë është zhvendosur, shkruan “France24”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit