6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shteti të distancohet nga qëndrimet skandaloze të Dedajt

Më të lexuarat

“Nuk ka gjë më skandaloze për diplomacinë e një vendi sesa kur një zyrtar i lartë i diplomacisë thotë se nuk duam investime nga Turqia, sepse përmes tyre po do të na ç’kombëtarizojë. Kjo është skandaloze. Figurat më me peshë të Kosovës duhet të dalin dhe t’i thonë botës se deklarime të këtilla nuk janë qëndrime të Kosovës. Deklarata të këtilla tregojnë njëfarë tendence të rritjes të anti-islamizmit në Kosovë”

Njohësi i rrethanave në Lindjen e Mesme, Mustafa Bajrami, ka thënë se shteti i Kosovës duhet të distancohet nga deklaratat e zëvendësministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj se vendi nuk duhet të anëtarësohet në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se këto qëndrime tregojnë për një frymë anti-islamiste në Kosovë, duke insistuar se kjo organizatë nuk është e karakterit religjioz, duke përmendur një varg shembujsh për ta ilustruar këtë qëndrim.

“Organizata e Bashkëpunimit Islamik është organizata më e madhe e shteteve në botë, pas Kombeve të Bashkuara, me 57 anëtarë. Përveç shteteve anëtare ka edhe shtete vëzhguese dhe në total numri i tyre shkon mbi 80 shtete”.

“Kosova jo që duhet ta gjejë rrugën dhe të bëjë përpjekje për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, por duhet të gjejë mjete dhe të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, të njohura ndërkombëtarisht. Tani në procesin e njohjeve, nesër në procesin e zhvillimit ekonomik”.

“Referimi në të kaluarën e një personi si referim për gjendjen momentale nuk e shoh si akt të qëndrueshëm. Unë nëse deri dje i kam kontribuar Kosovës, e sot i shkaktoj dëme, për çfarëdo arsye, nuk mund ta përdori të parën për ta mbuluar të dytën”.

“Nuk i njoh rregullat, rregulloret dhe ligjet e Kosovës, pra emërimin dhe shkarkimin e dikujt. Por nga këndvështrimi i një qytetari të thjeshtë të këtij vendi, mendoj se ministri i Jashtëm i Kosovës do të duhej të dilte dhe të distancohej nga qëndrimi i tillë”.

“Nuk mundet që ministri i Jashtëm lobon dhe qe një javë është në Emiratet e Bashkuara Araba, por zëvendësi i tij del dhe thotë se do të dorëhiqet nëse Kosova anëtarësohet në OBI”.

“Shikuesti duhet ta dinë se anëtarët e OBI nuk janë shtete islamike në kuptim të Sheriatit, por me popullatë shumicë islame. Unë nuk njoh shtet islamik, përveç Arabisë Saudite, që punon me Ligjin e Sheriatit”.

“Në këtë organizatë është edhe Egjipti. Ky Egjipt që po cilësohet si islamist”.

“Nuk ka gjë më skandaloze për diplomacinë e një vendi sesa kur një zyrtar i lartë i diplomacisë thotë se nuk duam investime nga Turqia, sepse përmes tyre po do të na ç’kombëtarizojë. Kjo është skandaloze”.

“Figurat më me peshë të Kosovës duhet të dalin dhe t’i thonë botës se deklarime të këtilla nuk janë qëndrime të Kosovës. Deklarata të këtilla tregojnë njëfarë tendence të rritjes të anti-islamizmit në Kosovë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit