20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Shteti francez shkel të drejtat e refugjatëve”

Më të lexuarat

Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International ka njoftuar se Franca ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e refugjatëve që kanë tentuar të hyjnë në vend nga Italia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të publikuar nga Amnesty International, shteti francez ka penguar 70 përqindëshin e refugjatëve që kanë tentuar të hyjnë në Francë nga Italia në vitin 2016. “Kjo praktikë tregon se autoritetet, me një taktikë të vetëdijshme, kanë penguar që refugjatët të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe janë përpjekur ta frenojnë hyrjen e tyre në vend”, thuhet në raport.

Në raport janë përfshirë gjetje në lidhje me analizat e bëra nga komisioni i Amnesty International në rajonin kufitar në periudhën 19-26 janar. Siç thuhet në raport, kontrollet sistematike policore dhe denoncimet e punonjësve në linjën hekurudhore mes Italisë dhe Francës kanë penguar që refugjatët ta kalojnë kufirin.

“Gjatë kontrolleve kufitare shkelet e drejta e aplikimit për azil e paraparë me ligje. Gjyqësori francez duhet të ndërhyjë në këtë situatë”, theksohet në raport.

Në raport po ashtu theksohet se refugjatët, sipas ligjeve franceze, duhet të njoftohen me shkrim për vendimin e pengimit të hyrjes në vend. Raporti më tej thekson nevojën që të respektohen të drejtat minimale të refugjatëve.

Duke i vënë theks rëndësisë që refugjatëve t’u caktohet një përkthyes, t’u sigurohet e drejta për të telefonuar, t’u garantohet me ligj e drejta për të aplikuar zyrtarisht për azil, raporti vë në pah se edhe në rast të refuzimit të kërkesës për azil, atyre duhet t’u garantohet e drejta për ankesë.

Megjithatë, siç thuhet në raport, autoritetet franceze nuk kanë vepruar në përputhshmëri me këto kushte të parapara sipas ligjeve franceze, ndërsa refugjatët në mënyrë arbitrare i kanë kthyer në Itali pa ua shpjeguar mjaftueshëm të drejtat e tyre.

Në raportin e Amnesty International është paralajmëruar që të drejtat e refugjatëve të merren nën garanci në kushtetutën franceze.

“Për shkak të qëndrimit të autoriteteve franceze, në kufirin me Italinë është vështirë të gjendet një person të aplikojë për azil”, thuhet në raport, për të vazhduar më tej se një pjesë e konsiderueshme e personave që u është refuzuar e drejt e kërkimit të azilit kanë qenë refugjatë nga Sudani, Afganistani dhe Eritrea.

Raporti ka kritikuar ashpër edhe trajtimin e keq ndaj refugjatëve të moshave të vogla, ndërsa është reaguar edhe ndaj faktit që refugjatë të këtyre moshave janë kthyer në Itali pa pasur shoqërues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit