14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Shtetet më të vogla në botë (Foto)

Më të lexuarat

Në botë ekzistojnë mbi 200 shtete. Edhe pse pothuajse të gjithë i dinë vendet më të fuqishme të botës, siç janë SHBA-të, Rusia, Kina, Brazili, por edhe zonat ku zhvillohen luftime të ashpra si Siria dhe Iraku, ekzistojnë edhe vende të vogla si Vatikani, Monako, Butani, shkruan Business Insider.

Megjithatë ekzistojnë disa shtete për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë më parë, ndërsa ato janë aq të vogla sa që popullsia e tyre është e sa një fshati, transmeton Telegrafi.

Palau – një shtet-ishull që shtrihet në 459 kilometra katrorë. Ky vend ka 21.347 banorë. Kjo republikë ka më shumë se 300 ishuj, dhe është një nga vendet më interesantë në botë – malet janë të mbushura më kafshë dhe bimë unike, kurse në ujëra ‘banojnë’ 130 lloje të peshkaqenëve që janë specie në zhdukje. Aty gjendet edhe një liqen me më shumë se dy milionë meduza.

Niue – gjithashtu është një shtet-ishull i Oqeanisë, që shtrihet në 216.46 kilometra katrorë, me një popullsi prej 1.190. Pavarësisht bukurive natyrore, në Niue është shumë i zhvilluar turizmi. Por, mbijetesa e këtij vendi varet ekskluzivisht nga Zelanda e Re. Kryeqyteti i këtij vendi në fakt është një fshat me 600 banorë. Megjithatë, posedon aeroport dhe supermarket.

Shën Kits dhe Nevis – është një shtet i vogël me 52.329 banorë që shtrihet në 261 kilometra katrorë në dy ishujt në Karaibe. Ky vend është pavarësuar nga Britania e Madhe në vitin 1983, si një monarki parlamentare. Kristofor Kolombo gjatë udhëtimit të tij të dytë në vitin 1493 kishte qëndruar në njërin nga këta dy ishuj, të cilin e ka quajtur Shën Kristoferi. Burimi kryesor i të ardhurave është një program ekonomik që i lejon qytetarët e këtij vendi me 250 mijë dollarë, të investojnë në prodhimin e sheqerit nëse dëshirojnë të fitojnë shtetësinë. Këtu mundësohet edhe blerja e pronave me vlerë prej 40 mijë dollarë në njërin nga këta dy ishuj.

Principata e lumit Hat – është i banuar nga vetëm 30 banorë që jetojnë në 75 metra katrorë në provincën Australiane, që mban po të njëjtin emër. Edhe pse ky “mikro-shtet” nuk është njohur nga asnjë vend i huaj, ka monedhën e vet, pullën postare dhe pasaportën.

Tuvalu – Një arkipelag i përbërë nga nëntë ishuj në Paqësor, në pjesën veriore të Fixhit, dhe ka 10.959 banorë të cilët jetojnë në një hapësirë prej 26 kilometra katrorë. Lartësia më e madhe mbidetare në këtë vend është pesë metra, dhe kështu për shkak të rritjes së nivelit të detit kërcënohet nga zhdukja gjatë gjysmë shekullit të ardhshëm. Të ardhurat më të mëdha të këtij vendi janë dhënia me qira e domeneve të internetit.

Nauru – ky shtet ishullor në Oqeanin Paqësor shtrihet në 21 kilometra katrorë, dhe ka hiq më shumë se 9.591 banorë. Është republika më e vogël në botë dhe e vetmja që nuk ka kryeqytet si dhe transport publik. Është i njohur për nivelin e lartë të ndotjes.

Principata e Seborgas – “ky mikro-komb” në territorin italian shtrihet në 4.91 kilometra katrorë me vetëm 312 banorë. Ky vend është nën administrimin e Marcelo I, një fshati afër kufirit me Francën. Ushtria e këtij shteti të panjohur përbëhet nga tre persona – Ministri i Mbrojtjes dhe dy ushtarëve kufitarë.

Republika e Molosit – e vetëshpallur republikë në Nevadë në një hapësirë prej 0.055 kilometra katrorë, me vetëm shtatë banorë. Ky vend është themeluar nga Kevin Bog, kurse përveç tij në Molosi jetojnë edhe familja e tij përfshirë edhe kafshët shtëpiake – tre qentë, macja dhe lepuri.  Molosi ka himnin e vetë, emblemën dhe flamurin. Në këtë vend është në fuqi dënimi me vdekje për kryerje të krimeve të rënda.

Kalorësi maltez – është edhe një shtet tjetër në territorin e Romës, me përjashtim të Vatikanit. Ai shtrihet në 0.012 kilometra katrorë dhe në të jetojnë vetëm 113.500 njerëz. Në total i ka tri ndërtesa, monedhën e vetë, pullën postare, ueb-faqen, targat e veturave dhe pasaportën.

Principata e Silendit – është një shtet i panjohur, territori i të cilit shtrihet në 0.004 kilometra katrorë, përkatësisht 10 kilometra larg ishullit britanik. Në Silend jetojnë 27 persona. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit