15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shtëpi të përmbytura, 315 banorë të evakuuar. Ja si është gjendja në vend!

Më të lexuarat

Shqipëria ka kaluar një natë të vështirë për shkak të reshjeve të shumta dhe përmbytjeve. Situata vazhdon të jetë serioze dhe duhet bërë kujdes edhe në orët në vazhdim. Më poshtë po sjellim një përmbledhje të situatës në vend.

Zyra e Emergjencave Civile, ka bere me dije se autostrada Tiranë-Durrës është e kalueshme me vështirësi ndërsa krahu Durrës-Tiranë është i pakalueshëm si pasojë e përmbytjeve.

Mesohet se në total, gjatë mbrëmjes janë angazhuar rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura dhe kanë evakuuar rreth 315 persona. Situate problematike paraqitet edhe ne rrethe.

Keshtu ne Korce ka pasur rreshqitje guresh ne aksin Bilisht-Kapshticë, por rruga eshte e zhbllokuar. Mesohet se ne rrezik permbutje eshte fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës. Në Pogradec situata paraqitet normale.

Në Vlorë rruga nacionale Vlorë- Llogora është bllokuar, por pas ndërhyrjes së ushtrisë ajo mund te kalohet ne nje sens.

Shtabi i Emergjencave raporton se edhe Vjosa është në pikë kritike. Të dhënat paraprake flasin për rritjen e nivelit ne kuotat e 5.5m.

Në Gjirokastër liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati që nga mbrëmja e djeshme duke shkaktuar përmbytje në pjesën e poshtme të Gjirokastrës, ndërsa në rrugët e brendshme ka vështirësi në qarkullim. Rruga nacionale Gjirokastër-Kakavijë është e pakalueshme në njërin krah, raporton “Oranews”.

Emergjencat civile parashikojnë përkeqësim situate

Gjendja nga përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet vijon të jetë shumë e rënduar. Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras ajo paraqitet më e vështirë. Aktualisht po vijon puna për evakuimin e personave të rrezikuar.

Siguria e jetës

Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe 3 janë plagosur në Shkodër. Janë evakuuar 39 familje në rang vendi dhe në proces evakuimi 100 persona nga qendra tregtare “City Park” si dhe disa familje në Fushë Krujë.

Rrugët Kryesisht të lira

Janë bllokuar Autostrada Tiranë-Durrës, aksi Durrës-Kavajë, Gjirokastër-Lunxhëri dhe në disa rrugë dytësore. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Energjia elektrike

Janë pa energji 71.000 abonentë dhe nuk janë në funksionon 60 fidera.

Banesat

Janë përmbytur 18 banesa në rang vendi dhe po punohet për shmangien e dëmtimit të shumë të tjerave.

Aeroporti

Janë ndërprerë fluturimet ./L.P./Dritare.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit