15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shtëpia botuese “NUN” boton edhe tre libra të rinj

Më të lexuarat

Shtëpia botuese “NUN” nga Maqedonia, këtë javë ka nxjerrë në dritën e botimi edhe tre libra të rinj. Dy librat e parë janë të autorit Velid el Huvejrini, me tituj mjaftë interesant si “Shndërrimi i Islamistëve”, ku flitet mbi rizgjimin e islamistëve dhe grupeve të ndryshme që kanë prapavijë Islame për të refuzuar pushtetarët diktatorial. Është i ndarë në pesë tema dhe ka 150 faqe. Është një historik i zhvillimeve që nga rizgjimi islam e deri në kohët tona.

eed407205d39cfb354f15a8fe7ba665db0f38ae1314ef1a47b57b034f37682a8
Libri tjetër po ashtu nga i njëjti autor është “Epoka e Islamistëve të Rinj”, ku autori e ka ndarë librin në shtatë tema. Fillon nga Lindja e mesme, vazhdon me Turqinë, me rrjetet e reja moderne të Islamit, protestat arabe, pastaj shtjellon shkaqet pse Islamistët ranë pre e shfrytëzimit, mënyrat se si duhet bashkëpunuar me islamistët e rinj dhe për të përfunduar me temën e shtatë që flet mbi epokën e islamistëve të rinj dhe disa konkluzione false. Libri ka 273 faqe dhe mund të gjendet në librarin e shtëpisë botuese “NUN”, që gjendet në Shkup, afër pazarit të madh.

3c0055dcebc48eeee8c85bafcb46eb3d9bfa663fea7cffd14cd17bd049272e15
Dhe libri i tretë është “Njeriu dhe shejtani” i cili është shkruar nga grup autorësh. Në këtë libër flitet mbi rrugët djallit që bënë për ti lajthitur njerëzit. Në kopertinën e librit ata kanë vendosur një verset Kuranor që thotë: “Djalli është armik i juaji,pra, edhe ju konsiderojeni armik. Ai e thërret atë grupin e vet vetëm për ti bërë banues të zjarrit”. Ky libër ka 120 faqe.
Të gjitha këto libra mund të porositen online në faqen shtëpisë botuese “NUN” ose pranë librarisë “NUN”.

bc63015345a7ddf06c3463e64fc45fedc81d3fe0f52030c9b2faf92cf5bf80b2

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit