8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shtatë gjëra për një ditë të sukseshme – Kaptina Fatiha

Më të lexuarat

Të gjithë ne duam të kemi një ditë të suksesshme. Me mund të madh përpiqemi t’i definojmë interesat dhe potencialet tona, dhe të menaxhojmë mirë me luksin shumë të vlefshëm – kohën. Vendosim objektiva dhe zhvillojmë strategji të ndryshme për t’i arritur ato.

Megjithatë, duhet të pyesim: a janë këto plane që kanë për qëllim arritjen e kënaqësisë së Allahut xh.sh.?

Cilat janë ato objektivat që duhet t’i japim vetës që ta arrijmë kënaqësinë Allahut xh.sh. dhe t’i afrohemi Xhenetit, nëse do Allahu xh.sh.?

I Lartësuar qoftë Allahu, i Cili përgjigjet e këtyre pyetjeve na i ka dhënë në shtatë ajetet e kaptinës Fatiha, e cila me urtësi është quajtur, Prolog, Hapje, Qasje.

Këtu janë përgjigjet:

Thuani Bismilah para se të filloni të bëni ndonjë punë – Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Filloni me Bismilah çdo veprim, ajo sjell dhe rrit bereqetin.
Thuani Bismilah para se të hani, para se të bëni diçka të re, para se të hyni në shtëpi etj…

2. Sa më shpesh falënderoni Allahun – Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
Besimtari i sinqertë është falënderues ndaj Allahut të Plotfuqishëm në çdo situatë. Shikoni përreth dhe do t’i vëreni të mirat që u janë dhënë, prandaj falënderojeni Allahun për ato të mira, çdo ditë. Ky ushtrim shumë praktikë, do t’ju ndihmojë të përballeni me situata të vështira, të luftoni zhgënjimin dhe ta rritni mundësinë që të jetoni një jetë të lirë nga stresi.

3. Jini të sjellshëm – Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Atributet e bukura të Allahut janë Mëshiruesi, Mëshirëbërësi. Ne duhet të përpiqemi t’i praktikojmë këto atribute në jetën tonë të përditshme, dhe të jemi të mëshirshëm dhe të butë me të gjithë njerëzit përreth nesh. Jini të butë dhe të sjellshëm me fqinjët, të afërmit dhe miqtë tuaj. Vizitoni atë që është i sëmurë ose merreni dikë me vete në xhami ose në ndonjë tubim.

4. Kujtoni Ditën e Gjykimit: Sunduesit të Ditës së Gjykimit
Thuani vetes çdo ditë se kjo botë, dynjaja, është vetëm “lojë dhe argëtim”, dhe se së shpejti do të vijë një ditë kur Allahu xh.xh., do të na pyet për çdo punë të bërë, qoftë e mirë apo e keqe. Kjo, me ndihmën e Allahut, do t’i balancoj marrëdhëniet tona mes kësaj bote dhe botës tjetër. Lexojeni surën Mulk çdo natë.

5. Ndihmë kërkoni vetëm nga Allahut i Lartësuar: Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!
Jini gjithmonë të vetëdijshëm se Allahu xh.sh., është shumë afër dhe u përgjigjet lutjeve. Profeti Muhamed a.s., ka thënë: “Njeriu sa më shpesh duhet t’i drejtohet Allahut xh.sh., për ndihmë, me lutje, për të gjitha nevojat e tij, madje edhe kur t’i prishet rripi i mbathjeve, duhet t’i lutet Allahut që ta furnizoj me atë” (Tirmidhiu). Ne e dimë se vetëm Allahu xh.sh. mund të na ndihmojë kur jemi në vështirësi. Ta rrisim mbështetjen tonë në Allahun xh.sh., duke bërë lutje dhe duke qenë të durueshëm.

6. Ndiqni sunetin – Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
Jahja ibn Muadh r.a., ka thënë: “Ripërtërini zemrat tuaja me përkujtimin e Allahut xh.sh., sepse ato nxitojnë në arrogancë dhe pakujdesi”. Duhet të përpiqemi që çdo ditë të mësojmë diçka të re për besimin. Të mësojmë ndonjë hadith ose rregull kur’anor që ka të bëjë me jetën tonë të përditshme.

7. Bëni vepra të mira dhe shoqërohuni me ata që bëjnë të njëjtën gjë – Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
Mundohuni të bëni sa më shumë vepra të mira, shoqëroni ata njerëz të cilët ju kujtojnë Allahun xh.sh.. Dëgjoni me kujdes hytben e xhumasë dhe merrni pjesë në ligjërata të ndryshme.

Është mirësi e Allahut, që këto gjëra na i kujton për çdo ditë, shtatëmbëdhjetë herë, duke e lexuar kaptinën Fatiha në namazet farze.

Falënderojmë Allahun Fuqiplotë për këtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit