Shqiptaria, sandwich mes Evropës dhe Amerikës

0
76

Nga Redi Shehu

Vetëm në pak javë ndodhën dy zhvillime politike të rëndësishme tek ne. I pari, ishte arritja e marrëveshjes zgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare, dhe i dyti, ishte mbërritja e opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese si dhe ligjin e shumë përfolur anti-shpifje. Të dyja këto ngjarje politike të cilat u dukën sikur ndoqën njëra-tjetrën, u kurorëzuan në një muaj i cili ishte i rëndësishëm për shqiptarët. Në muajin kur Parlamenti Evropian do të diskutonte lidhur me Amendamentin e propozuar të Partive Popullore Evropiane përsa i përket e integrimit te Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dy ngjarje me vektorë të kundërt u panë këtë muaj.

Nga njëra anë kishin një maratonë intensive negociatash mes palëve politike në Shqipëri, të udhëhequra nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, për të arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Investimi amerikan për këtë marrëveshje doli me sukses, ku të dyja palët si maxhoranca dhe opozita jashtë parlamentare u tërhoqën nga kushtet e tyre. Maxhoranca nga depolitizimi, që synohej të bëhej me anë të përfshirjes së administratës publike në proçesin elektoral, dhe opozita, duke hequr dorë nga qeveria tranzitore si masë e ndërmjetme para zgjedhjeve. Nga ana tjetër, ishin opinionet e Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri. Në të dyja këto fenomene, për syrin e hollë të analizës, vërehet një përplasje qëndrimesh në fushën e ndërkombëtarëve.

Po të analizosh opinionet e Komisionit të Venecias lidhur me proçedurat e ndjekura nga Parlamenti dhe Presidenti, proçedura të cilat si¬ç edhe e dimë, përfunduan me një përplasje të fortë institucionale mes tyre, shohim se në opinionet e veta, Komisoni i Venecias duket se i jep të drejtë Presidentit të Republikës. Kjo vërehet në mënyrën se si Komisioni i Venecias shprehet . Së pari, ai rekomandon që proçesi i vettingut nuk duhet të shtrihet deri në atë masë së të pengojë formimin e institucioneve të rëndësishme siç edhe janë gjykatat. Së dyti, ai thotë se institucionet të cilat sipas ligjit duhet të sjellin kandidaturat e tyre për Gjykatën Kushtetusese, si Parlamenti, Presidenti si dhe Gjykata e Lartë, nuk është e nevojshme të ndjekin kronologjinë e prurjes së kandidaturave. Nëse Gjykata e Lartë nuk është aktive, atëhere si Presidenti ashtu edhe Parlamenti, janë të pavarur në kohë për të sjellë këto kandidatura.

Lidhur me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Komisini i Venecias sugjeron se duhet që mbledhjet e veta të jenë më transparente si dhe brënda tyre duhet që të marrë pjesë edhe Avokati i Popullit. KED, thotë Komisioni, duhet të hartojë listat e dosjeve dhe duhet t’ia çojë të gjitha institucioneve në të njëjtën kohe dhe pa vonesë. Thënë ndryshe, të gjitha këto pika, të sugjeruara nga Komisioni, janë në përputhje me këkesat e Presidentit Meta. Jo vetëm kaq, por kur Komisioni i Venecias bën konstatimin mbi shkaqet e krizës institucionale në Shqipëri ai rendit gjashtë shkaqe, ku katër prej tyre janë të lidhura me Reformën në Drejtësi.

Komisioni vëren se Gjykata e Kushtetuese u bllokua për shkak të Reformës në Drejtësi sepse proçesi i vettingut la jashtë anëtarët e saj duke shkaktuar një boshllëk të rëndë në shkallën më të lartë të gjyqësorit. Gjithashtu, Komisioni vërën se kishte shumë vende vakante në kushtetuese dhe pak kandidatura edhe kjo si pasojë e Reformës në Drejtësi. Ndërsa KED, nuk funksionoi siç duhet sepse anëtarët e saj nuk mund të vepronin pa u vetuar, e për pasojë, vendimet e marra nga kjo e fundit ishin të diskutueshme.

I gjithë ky parashtim i opinionieve të Komisioni të Venecias, shërben për të treguar ngjashmërinë dhe njëtrajtshmërinë e këtyre opinioneve me ato të Presidentit të Republikës. Nga ana tjetër , SH.B.A, përmes ambasadores së saj në Tiranë, nuk ka thënë kurrë që shkak i pengesave në proçedura është fajtore Reforma në Drejtësi, nuk ka thënë që KED është e paaftë të marrë vendime, përkundrazi, nëse ju kujtohet, ishte i dërguari z.Palmer i cili forcërisht detyroi realizimn e zgjedhjeve të 30 Qershorit të vitit që shkoi. Në gjithë këtë histori, vërehet një ndarje e pastër mes institucioneve evropiane të cilat duan të theksojnë problemet dhe të rrisin gamën e vështirësisë së integrimit të Shqipërisë në BE, dhe nga ana tjetër, kemi iniciativën amerikane me përmbushjen e reformës zgjedhore si kusht kryesor në etapat e integrimit. Sh.B.A flasin për kapjen e trenit të integrimit, ndërsa Palamenti Evropian para pak ditësh fliste për 15 kushte të parealizuar, shembjen e teatrit, dhe sigurisht, pa harruar fantazmën e influencës turke e cila sillet mbi kokat e disa europarlamentarëve.

Përplasja mes krahut amerikan përfaqësuar nga maxhoranca dhe kryeminstri dhe krahut evropian të përfaqësuar nga opozita jashtë parlamentare, PD dhe LSI, ka kalua tashmë në një fazë të avancuar të dekadencës, saqë institucione serioze si Komisioni i Venecias, bën konstatime pothuaj të njëanshme. Mos të harrojmë që ishte ky komision i cili konsideroi aktin e Presidentit mbi anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, si tejkalim kompetencash në draftin e parë e më pas me ndërhyrjet e duhura, e modifikoi atë në një tjëtër përfundim duke e zbutur gjuhën ndaj tij. Të njëjtën përplasje, në formë edhe më të rënduar e konstatojmë në Kosovë, ku plani amerikan me atë evropian përplasen deri në atë pikë sa Presidentit Thaqi iu bë e pamundur vetëm 48 orë përpara të shkojë në Washington në “takimin e paqes”. Këtë radhë nuk ishte Komisoni i Venecias, por Gjykata e Hagës, e cila, si në rastin Haradinaj, aktivizon disa dosje mbi “krime kundër njerëzimit” sa herë që gjeopolitikat botërore nuk janë në favor.

Shqipëria dhe shqiptaria, ndodhen në një pozitë delikate , aspak komode, ku dy blloqe të mëdha për herë të parë përplasen mes tyre për rajonin. Detyra jonë është të pozicionohemi në krahu e duhur, në atë krah që favorizon shqiptarinë në terma, politkë, kulturorë dhe pa harruar kurrë historikë.