9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, për motive xhelozie

Më të lexuarat

Krimi në familje ka goditur një çift shqiptarësh, emigrant në Itali.

Një 32-vjeçare shqiptare, nënë e katër fëmijëve, është masakruar me thikë nga bashkëshorti i saj pasditen e së dielës dhe vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, raporton noa.al.

Bashkëshorti 40-vjeçar ka therur me thikë gruan, e cila u përpoq më kot për të mbrojtur veten pas një grindje të ashpër të zhvilluar në banesë, në prani edhe të katër fëmijëve të çiftit.

Pasi ka kryer krimin, shqiptari ka telefonuar policinë, e cila sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka prangosur 40-vjeçarin dhe ka dërguar fëmijët në një ambient të sigurt.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima quhet Mariola dhe është goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit me thikë nga bashkëshorti i saj, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. /noa/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit