Shqiptari i akuzuar për pedofili ballafaqohet me fëmijët dhe i kërcënon në gjyq: Do t’ju zhduk

0
136

“Nëse nuk tërhiqni akuzat ndaj meje, atëherë do t’ju zhduk nga faqja e dheut”. Me këto fjalë kërcënuese u është drejtuar fëmijëve që dyshohet se i ka abuzuar seksualisht, i moshuari Hazer Duraku gjatë seancës së tretë të ballafaqimit në ambientet e Burgut 313.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të pranishëm në këtë seancë të ishin dhe fëmijët e mitur së bashku me prindërit e tyre dhe psikologët e Policisë. Abuzimi seksual ka ndodhur në 18 tetor të vitit 2015.

Të miturit ripohuan edhe njëherë përpara të moshuarit dhe organit të akuzës, të gjitha rastet kur ata kanë kryer marrëdhënie jashtë dëshirës së tyre me 76-vjeçarin dhe mënyrën sesi ai i joshte, duke shtuar se “Hazer Duraku na paguante për ato gjëra të turpshme që bënte me ne.”

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak maniakut 76-vjeçar i cili ka kaluar në kërcënime për prindërit e dy fëmijëve të mitur. E frikësuar për jetën edhe të të dy djemve të tjerë të familjes, Milita Disha, nëna e 15-vjeçarit të përdhunuar ka bërë dje një tjetër denoncim për kanosje në Drejtorinë e Policisë ndaj Durakut. /Shekulli/