7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shqiptarët në veri po bëjnë gati valixhet

Më të lexuarat

Një ndjenjë e thellë e pasigurisë ka prekur shqiptarët të cilët jetojnë në lagjen e Tre Rrokaqiejve në veri të Mitrovicës.
Të lodhur nga shqetësimet dhe kërcënimet e vazhdueshme, vrasja e fqinjit duket se i dha fund durimit dhe pritjes se një ditë do të bëhet më mirë.

Banorët, kryesisht gratë dhe fëmijët, janë parë me valixhe në duar duke u larguar nga shtëpitë e tyre.

Shqiptarët, shumica e të cilëve jetojnë prapa dyerve të blinduara, thonë se kanë para vetes vetëm dy zgjidhje, mbrojtjen e pragut të shtëpisë ose braktisjen e saj njëherë e përgjithmonë.

Se këtu mbretëron urrejtja ndëretnike e tregojnë edhe muret e shkarravitura me mbishkrime nacionaliste kryesisht serbe e po kështu edhe xhamat e thyer në po thuaj secilin kat të ndërtesë, njofton TCH.

Vetëm dy pjesëtarë policie janë parë duke patrulluar në këtë zonë të nxehtë. Ndërsa ka munguar tërësisht prezenca e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit