20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shqiptarët ekzekutojnë mergimtarin për t’i marrë portofolin

Më të lexuarat

Vrasja e 41-vjeçarit Agron Dervishi ka dyshime të forta se ka ndodhur për grabitje. Sipas versionit zyrtar të shpërndare nga zyra e Shtypit e Policisë së Tiranes ‘persona të paidentifikuar i kanë dalë përpara duke i vjedhur portofolin dhe më pas e kanë vrarë’.

Njoftimi i policë bën me dije se viktima u gjend i vrarë pranë makinës së tij në fshatin Mazrek të komunës Kashar dhe se në vendngjarje u gjetën 5 gëzhoja të dala nga dy armë të ndryshme, tre të kalibrit 7.62 mm dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

Por pervec versionit zyrtar ate te vrasjes per shkak te grabitjes, burimet e policise deklarojne se kane edhe nje tjeter piste te forte ate te larjes se hesapeve.Kjo piste ka lidhje me faktin se viktima jetonte prej me shume se 15 vjet ne Itali dhe ashtu sikurse ka ndodhur ne mjaft raste te ekzekutimeve te emigranteve ne vendin e tyre me rastin e festave ka rezultuar qe ata jane vrare per konflikte dhe hesape te mbartura nga vendi ku ata banojne.

Policia deklaron se viktima njihej si person i qete dhe pa probleme ne Shqiperi por nuk konfirmohet nese ka patur apo jo perplasje te mundshme ne Itali, rrethana keto qe jane duke u zbardhur ashtu sikurse edhe disa pista te tjera. Ndersa persa i perket pistes se grabitjes policia i referohet vecanerisht dinamikes se vendngjarjes. Duke qene se viktima jetonte ne Itali si dhe kishte nje biznes te vetin ne Firence, policia dyshon se grabitesit mund te kene menduar se ai posedonte shuma te konsiderueshme me vete dhe per kete e kane vrare.

Aq me teper nje atij nuk i eshte gjetur me vete shuma prej gati nje milione leke qe sipas familjareve te tij, viktima i kishte me vete ne automjet. Megjithate eshte e paqarte se si burri ka ndaluar automjetin nese autoret nuk i njihte ne nje kohe qe qitjet nga armet rezultojne nga nje distance e afert. 40-vjeçari kishte ardhur ne Shqiperi per te festuar nderrrimin e viteve. Ai u qellua me arme zjarri pistolet nje nje rrugice fshati ne mazrek teksa po kthehej per ne shtepi pasi kishte lene tek vjehrri qe te vijonin me festimet bashkeshorten dhe dy femijet. Trupi i tij u gjet i pajete nga banoret e zones ne automjetin me te cilin po udhetonte./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit