13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Shqiptarët blejnë më së shumti ora zvicerane

Më të lexuarat

Numri i qytetarëve shqiptarë që blejnë mallra luksi dhe orë është rritur shumë kohët e fundit. Sipas të dhënave nga Dogana e Shqipërisë, importet e orëve në Shqipëri u rritën me 71 për qind në 2016-n në krahasim me pesë vite më parë.

Zyrtarisht importet shënuan një vlerë prej 3.3 milionë dollarë, nga 1.9 që kishin qenë në 2012-n.

Orët, veçanërisht ato të prodhuara nga kompani me emër, janë një mënyrë e mirë “për t’u dukur” dhe me sa duket, “milionerët e rinj” në qarkullim kanë rritur importet në vend, përcjell albinfo.ch.

Padyshim që kur flasim për orët, vendi i parë që të vjen ndër mend është Zvicra. Ky vend është i njohur për markat e njohura të orëve si Rolex, Audemars Piguet, Breitling, Chopard etj.

Në 2016-n, importet nga Zvicra, sipas të dhënave nga Dogana përllogariteshin rreth 1 milion dollarë. Në periudhën kohore 2012-2016, importet e orëve nga Zvicra llogariten të jenë rreth 4.5 milionë dollarë. Ndërsa eksportet e Zvicrës në të gjithë botën në 2016-n shënuan një vlerë prej 19.8 miliardë dollarë.

Vendi me peshë të lartë për sa u përket importeve në vend është Kina. Në dallim prej Zvicrës, Kina është e njohur për imitacionet e markave të famshme të orëve. Të dy vendet së bashku përbëjnë mbi 65% të totalit të importeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit