Shqipëria vendi më i korruptuar në Ballkan, politika dhe gjyqësori fushat kryesore të korrupsionit

0
40

Shqipëria pati regresin më të madh në rajon për sa i përket korrupsionit gjatë vitit të kaluar.

Sondazhi i Balkan Barometer tregoi se perceptimi për korrupsionit është rritur ndjeshëm në të nëntë treguesit gjatë vitit 2019, në krahasim me vitin 2018.

Sondazhi është realizuar Këshilli për Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe analizon perceptimin dhe pritshmëritë për jetën dhe punën, trendet e përhapura socio-ekonomike, politike dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të besimit tek institucionet e saj, ku 90% e të të anketuarve besojnë se sistemi i drejtësisë dhe politika janë të korruptuara. Kjo përqindje është më e lartë se mesatarja rajonale. 80% e shqiptarëve mendojnë se dogana është e korruptuar, 77% se shërbimet shëndetësore janë të korruptuara. Ata kanë pak më shumë besim në ushtri, organizata fetare dhe OJQ.

Pothuajse gjysma e popullsisë së anketuar (45%) raportuan se paguajnë ryshfete për kujdesin mjekësor, në veçanti pagesa ndaj mjekëve renditet ndër më të lartat në rajon.

20% e të anketuarve thanë se i kishin dhënë ryshfet një anëtari të sistemit gjyqësor dhe 16% në polici. Përsëri, kjo përqindje është më e lartë se norma rajonale e cila ishte midis 1-4%.

Megjithatë, vendi ka bërë përparime në fushën e shërbimeve bashkiake. Raporti tregon rënie të përqindjes së korrupsionit në bashki nga 13% në 2018 në 8% në 2019.

Shqipëria e Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen e parë të mini-Shengenit
Në përgjithësi, rezultatet tregojnë një rritje të mosbesimit ndaj institucioneve dhe qeverive kombëtare. Shumica e të anketuarve menduan se korrupsioni ishte i përhapur në këto pjesë.

Vetëm 59% e të anketuarve në të gjithë Ballkanin Perëndimor pohuan se besonin se anëtarësimi në BE ishte një gjë e mirë.