13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shqipëria të mërkurën merr Presidencën e Këshillit të Evropës

Më të lexuarat

Ndonëse ka 17 vjet si anëtare, Shqipëria, për herë të parë, nga 23 maji deri më nëntor 2012, do të mbajë Presidencën e radhës të Këshillit të Evropës. Pas 23 majit, KE do të ketë moton shqiptare “Të bashkuar në diversitet”.

Shqipëria merr presidencën në një moment aspak të mirë, pasi ajo prej vitit 2009 ndodhet në monitorim për plotësimin e detyrimeve që i rrjedhin si anëtare e kësaj organizate. Shqipëria u bë pjesë e KE-së më 13 korrik të vitit 1995, njofton KosovaPress.

Këshilli i Evropës është themeluar më 5 maj të vitit 1949 me qëllim bashkimin e vendeve të Evropës.

Shqipëria, Presidencën e Këshillit të Evropës e merr nga Britania e Madhe, e cila e kryeson Presidencën e Komitetit të Ministrave të KE-së. Pas Shqipërisë, KE, do të kryesohet nga Andora.

Shqipëria, në KE përfaqësohet nga Margarita Gega, e cila është ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë. Ndërsa në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, PD përfaqësohet nga Ilir Rusmali dhe Lajla Përnaska, ndërsa PS nga Arben Ahmetaj.

Pjesë e delegacionit është edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit