13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Shqipëria po përgatitet për refugjat nga Maqedonia

Më të lexuarat

Shqipëria po përgatitet për refugjat që do të shkojnë nga Maqedonia. Kjo gjë ndodh kështu, pasi që pushtetarët maqedonas e forcuan sigurinë e kufirit me Greqinë dhe vendosën kritere më të rrepta, thuhet në reportazhin më të ri të Sandey time të përkushtuar problematikës së refugjatëve në Ballkan, transmeton zhurnal.mk

Në tekst theksohet se persona zyrtar kanë paralajmëruar se qindra refugjat, shumica prej tyre nga Lindja e Mesme dhe Afrika shumë shpejtë do të mund që t`i drejtohen këtij vendi të varfër.
“Ne jemi të përgatitur për t`i shndërruar objektet ushtarake në qendra pranuese”, ka deklaruar për gazetën Shemsi Prenci, drejtor i Drejtorisë për raste urgjente në suaza të ministrisë së punëve të brendshme të Shqipërisë.
Ai theksoi se ato lokacione janë të vogla, dhe nëse nuk është e mundshme të ndalohet rrjedha e refugjatëve, do të merren disa hotele shtetërore të cilat po shfrytëzohen nga armata.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit