7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shqipëria pengon biznesin kosovar, vjen kërcënimi: Na merrni seriozisht, do t’iu vëmë barriera

Më të lexuarat

Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Bajram Hasani, ka deklaruar se autoritetet e Shqipërisë u bëjnë barriera të panevojshme disa bizneseve kosovare, shqetësim të cilin e kanë shprehur disa herë edhe zyrtarisht. Sipas tij, nëse nuk ndërmerren masa në këtë drejtim, atëherë pala kosovare mund të vendosë barriera tregtare tek importet e Shqipërisë.

“Disa produkte kosovare hasin në pengesa të panevojshme gjatë eksportit në Shqipëri”, ka deklaruar Hasani, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se këto shqetësime i kanë ngritur tek autoritet në Tiranë, por ende nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje.

“Ndoshta nuk po i marrin seriozisht shqetësimet tona. Autoritetet në Tiranë duhet të reflektojnë, në të kundërtën do të detyrohemi ta zbatojmë ligjin ndaj produkteve të tyre. Kemi disa produkte nga Shqipëria që hyjnë me çmim më të lirë sesa mund të prodhohen në tregun tonë dhe kjo po i dëmton prodhuesit kosovarë”, ka pohuar Hasani.

Ai ka paralajmëruar se nëse tregu i Shqipërisë nuk hapet për prodhimet kosovare, atëherë jemi të detyruar të vendosim barriera, pasi që, siç thotë ai, duhet t’i mbrojmë prodhuesit vendorë.

Hasani ka folur edhe për numrin e madh të pikave të shitjes së karburanteve të palicencuara, për importin e madh të vajit të palmës për të cilin ka pretendime se është kancerogjen dhe për mishin me afat të skaduar që shitet në treg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit