6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shqipëria nën shi, frikë për përmbytje

Më të lexuarat

Frika nga përmbytjet prej reshjeve ka mobilizuar shtabet e emergjencave dhe qytetarët në të gjithë vendin.

Dhjetëra banorë të Vlorës kanë vendosur thasët para dyerve të bizneseve dhe shtëpive. Ata kërkojnë edhe pastrimin e kanaleve të ujërave të larta.

Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj thotë se autoritetet janë në gatishmëri për të përballuar vërshimin e ujit në basenin e Lumit Vjosë.

Duke iu referuar hartës së përmbytjeve të kaluara, në Fier puna është përqendruar në zonat me probabilitetin më të madh për t’u prekur nga vërshimet e ujit.

Emergjencat janë duke mbajtur nën vëzhgim shtretërit e lumenjve Vjosë dhe Seman, ndërkohë janë njoftuar një pjesë e banorëve në zonat me të rrezikuara.

Në rast evakuimesh janë përcaktuar edhe objektet të cilat do të presin banorët, ndërkohë që janë marrë masat për të siguruar të gjithë bazën ushqimore dhe veshmbathje.

Edhe në Gjirokastër reshjet e shiut janë intensive. Më problematike janë 20 familje të komunitet rom, të cilat rrezikohen të përmbyten.

Ndërsa të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe po ndërhyhet në disa akse rurale për pastrimin nga inertet.

Në qarkun e Korçës, zonat më me risk janë fusha e Maliqit, lumi i Verdoves dhe bashkia e Ersekës
Në Shkodër, nga era e fortë dhe reshjet e shiut janë thyer pemët.

Reshjet e shumta të shiut kanë bllokuar edhe rrugën për në fshatin turistik të Thethit.

Në rrugën e kombit ka rrëshqitje të shumta dherash, ndërsa prefekti i qarkut ka ngritur alarmin për izolim, pasi emergjencat civile nuk kanë mjetet e nevojshme për pastrimin e shpejtë të aksit kombëtar. /Dita/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit