8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shqipëria merr pjesë në Lojërat Islamike

Më të lexuarat

Sportistë shqiptarë për herë të parë do të luftojnë për medalje në Lojërat Islamike. Edicioni i katërt i Lojërave Islamike do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit prej 12 deri më 22 maj, ndërsa në këtë ngjarje për herë të parë do të marrë pjesë Shqipëria.

Në Lojërat Islamike të Solidaritetit marrin pjesë sportistë elitarë të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e njohur më herët si Konferenca Islamike. Shqipëria është pjesë e kësaj organizate prej vitit 1992, ndërsa Komiteti Olimpik i Shqipërisë ka vendosur që për herë të parë këtë vit të dërgojë sportistë në Lojërat Islamike të Solidaritetit, shkruan Koha Ditore.

Këto lojëra për herë të parë janë mbajtur në vitin 2005 në Arabinë Saudite. Edicioni i dytë i paraparë për në Iran në vitin 2010, është anuluar. Edicioni i tretë u mbajt në Indonezi në vitin 2013 dhe tani në Baku mbahet edicioni i katërt. Në Baku para dy vitesh u mbajtën Lojërat Evropiane, për herë të parë, në të cilat u paraqit Kosova. Kosova nuk është pjesë e Konferencës Islamike dhe nuk merr pjesë në Lojërat Islamike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit