10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shqipëria konkurron me sloganin më të keq të turizmit në botë

Më të lexuarat

Një reklamë e keqe mund të humbasë jo vetëm objektivin, por edhe konceptet. Gjithkush do të kalojë një javë diku në një vend të nxehtë dhe të shmangi stresin dhe problemet e përditshme.

Por si mundet që të bëj zgjedhjen e duhur? E vetmja mënyrë janë fotot e shkëlqyera në broshurë apo në faqen e internetit që të bëjnë të besosh se fjalët nuk kanë shumë rëndësi.

Por a është e vështirë për të tërhequr turistë?

Slogani i ri turistik i Shqipërisë, i shpallur në fund të muajit shkurt, “Rrëmbehu nga Shqipëria” shfaqet peng i talljes në media sociale. Gazeta prestigjioze “The Telegraph” e ka cilësuar videon “Taken by Albania” si kandidate për sloganin më të keq në botë sa i takon turizmit.

Rrëmbehuni nga Shqipëria. E si të rrëmbehesh dhe nga kush? Sigurisht që nuk po i referohen filmit “Rrëmbimi”? Atij filmit të vitit 2008 ku dy vajza të reja amerikane rrëmbehen në Paris dhe shiten në tregun e seksit nga gangsterë shqiptarë.

Pas suksesit në shitjen e biletave, pasuan edhe ‘Rrëmbimi 2’ dhe ‘Rrëmbimi 3’ të cilët po ashtu shitën shumë bileta në kinema, por nuk bënë asgjë për imazhin e Shqipërisë në skenën globale. Ndoshta ata nuk e kanë për ‘Rrëmbimin’ e filmit. Nëse po, kjo do ishte mënyra me çuditshme për të bërë marketing për vendin.

Mund të supozoni se bordi i turizmit e ka zgjedhur sloganin “Rrëmbehuni nga Shqipëria” pa menduar për kuptimin e pafat dhe të dyfishtë?!

Ata duan që të ‘rrëmbeheni’ nga bregdet i vendit dhe banorët mikpritës, pa evokuar rrëmbimet, trafikun seksual, kriminelët apo rrjetet e krimit të organizuar. Me anë të këtij slogani vendi shpreson të tërheqë 10 milionë vizitorë në vit.

Por kur shkon me tej, dhe futesh në faqen shoqëruese të internetit sheh që janë listuar si takenbyalbania.com dhe zbulon se ka akoma, ka një hyrje që thekson- po, që bëhet fjalë për filmin ‘Rrëmbimi’. Mesa duket ata duan të konkurrojnë me të.

“Shqipëria është ngjyrosur si një parajsë për banditët, kriminelët dhe gangsterët. Por Shqipëria është një vend i bukur dhe i sigurt për ta vizituar dhe për të jetuar”

A nuk do te ishte më mirë të ishte ky thelbi i shitjes se sa të përmendnin gangsterët. Nëpërmjet një video behet thirrje bashkohuni me ne për të nënshkruar peticionin ku ftohet z. Neeson që të vizitojë Shqipërinë dhe të ‘rrëmbehet’ nga natyra e saj e bukur, mikpritja dhe traditat e përjetshme.

Neeson është një aktor i mirë, ylli i tre filmave. Por zoti Neeson është shfaqur më herët në një nga momentet e tij më të vështira. Ai bëri një rrëfim ku dikur kishte kërkuar një person me ngjyrë për ta vrarë si ‘hakmarrje’ për përdhunimin e një të afërmeje.

Andaj nëse po kërkohet një figurë e ekranit që të jetë imazh i reklamës, atëherë Liam nuk është për momentin ai që ju duhet. Ky hap i gabuar është një turp, pasi Shqipëria ka shumë gjëra për të ofruar.

Një pjesë e mesazhit në faqe shkon në zemër të çështjes kur argumenton se ‘në një Europë të zbutur dhe të eksploruar, Shqipëria ëshë kufiri i fundit’. “Shqipëria është një vend ku malet nuk kanë rrugë, ku lumenjtë rrjedhin të egër dhe plazhet janë të virgjra”.

Brënda në mesazh gjejmë doza hiperbolash (p.sh malet nuk kanë rrugë, në rastin e Llagarasë ofrohet një pamje e mrekullueshme), ajo ofron bazën për një të vërtetë. Të jetë vallë ky një shërbim i keq që po i behët vendit? Ngjarjet e fundit dhe disa rënie dramatike na kanë treguar se ekziston edhe reklama e keqe.

Megjithatë, Shqipëria nuk është destinacioni i parë që ngre dyshime me qasjen e çuditshme për rritjen e profilit të saj. Më herët edhe Australia befasoi njerëzit me sloganin e tyre: Po ku dreqin jeni? Slovenia: “Unë ndjej Slloveninë”, Paraguaj ofroi sloganin “Duhet ta ndjeni”Me tej vejn Nebraska, me një thirrje për vëmendje. “Të famshëm për panoramën tonë të sheshtë dhe të mërzitshme,” thuhej në slogan.

Nëse fushata e Shqipërisë do jetë e suksesshme në tërheqjen e turistëve, kjo mbetet për t’u parë. Shqipëria meriton një mori vizitorësh edhe nëse ekipi i marketingut duhet të tërhiqet në bordin e vizatimit.

Vlen të theksohet se Neeson nuk e ka komentuar fushatën.

10 sloganet më të bukura të turizmit

Xhibuti – “Djibeauty”

Skocia – “A spirit of its own”

Maroku – “Much mor”

Kepi i Gjelbwr – “No stress”

Greqia – “All time classic”

Letonia – “Best enjoyed slowly”

Argjentina – “Beats to your rhythm”

Norvegjia – “Powered by nature”

Austria – “Arrive and revive”

Turqia – “Be our guest”

10 sloganet më të shëmtuara të turizmit

Hungaria – “Think Hungary more than expected”

Sllovakia – “Travel in Slovakia – good idea”

Lituania – “Real is beautiful”

Tunizia – “I feel like Tunisia”

Qiproja – “Cyprus in your heart”

Hondurasi – “Everything is here”

Ekuadori – “All you need is Ecuador”

Uruguaj – “Uruguay natural”

Katari – “Where dreams come to life”

Luksemburgu – “Live your unexpected Luxembourg”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit