9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Shqipëria i përgjigjet thirrjes urgjente të Erdoganit për mbledhjen e Samitit të vendeve të Konferencës Islamike

Më të lexuarat

Shqipëria ishte një nga vendet që votoi në OKB kundër propozimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

128 vende dolën kundër Trump në votimin e 21 Dhjetorit dhe vetëm 8 vende votuan pro administratës amerikane.

keshilli2

E megjithatë, pavarësisht votës kundër, siç raportuan mediat izraelite, pak ditë më parë kur u bë ceremonia e hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, Shqipëria kishte përfaqësuesin e saj.

Zyrtarisht Tirana nuk deklaroi se në çfarë niveli përfaqësohej në ceremoninë ku merrte pjesë vajza e Presidentit Donald Trump.

Hapja e ambasadës amerikane në Jeruzalem u pasua me një bilanc tragjik për shkak të shpërthimit të trazirave në vend.

Mbi 50 palestinezë mbetën të vrarë dhe 2400 të tjerë u plagosën.

keshilli1

Pas kësaj ngjarje Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan thirri me urgjencë Samitin e vendeve të Konferencës Islamike, ku Shqipëria është anëtare.

Nga disa fotografi të këtij aktiviteti të zhvilluar sot, Panorama konfirmoi se aty merrte pjesë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohej me Ambasadorin tonë në Turqi, Gent Gazheli.

Samiti pritet të dënojë sulmet izraelite në Gaza si dhe vendimin e SHBA-së për hapjen e ambasadës së saj në Jeruzalem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit