9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shqipëria i jep pasaportë shqiptare një tjetër trajneri italian

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë për ish-zëvendëstrajnerin e përfaqësueses kuqezi dhe aktualisht trajnerin e Luganos në Zvicër, Paolo Tramexani.

Veç tij, një pasaportë shqiptare do të marrë edhe përgatitësi atletik Alberto Bela. Ashtu si Xhani De Biazi rreth një vit më parë, edhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit të tij, edhe pse Tramexani nuk është më, tashmë do të përfitojnë pasaportën shqiptare. 
Në prag të ndeshjes me Italinë, i gjithë stafi teknik, duke përjashtuar të sapoemëruarin Veroneze, do të jenë me nënshtetësi shqiptare. 
Veç tyre, në listën e këtij dekreti të fundit të nënshtetësisë janë edhe disa futbollistë si Çlirim Shabani, Elvir Maloku, Taulant Sulejmanov dhe Arbenita Curra./ Top Channel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit