Shqipëria fut në treg kartëmonedhat e reja, por çfarë do të ndodhë me prerjet e vjetra?

0
174

Banka e Shqipërisë ka prezantuar serinë e re të përmirësuar të kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, të cilat do të hidhen në qarkullim gradualisht.

Seria e re e kartëmonedhave Lek do të përmbajë 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lekë.

Por cfarë ndodh me kartëmonedhat e vjetra?

“Kartëmonedhat ekzistuese, të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja.

Ato do të vijojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese” njofton BSH.

Banka e Shqipërisë do të njoftojë publikun në kohën e duhur mbi datat kur secila nga prerjet ekzistuese prej 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekësh nuk do të ketë më kurs ligjor.

Gjithsesi, edhe pas humbjes së kursit ligjor, kartëmonedhat ekzistuese do të ruajnë vlerën e tyre dhe do të mund të shkëmbehen me të rejat për të njëjtën vlerë.