9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“Shqipëria është pranë Turqisë në luftën kundër FETÖ-s”

Më të lexuarat

Akarca, tha se ka informuar homologun e tij shqiptar në lidhje me përfshirjen e FETÖ-s në tentativën për grusht shteti më 15 korrik përmes një grupi brenda Ushtrisë së Turqisë

TIRANË (AA) – Prokurorin e Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca është takuar sot me kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori, dhe kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë takim Zaganjori vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve shqiptare të drejtësisë me ato turke në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit kibernetik, etj.

Akarca duke folur për AA, ka theksuar se ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e 16-të të Unionit Ndërkombëtar të Kryeprokyrorëve të Evropës, me ftesë të homologut të Shqipërisë, Adriatik Llalla. Takimi i radhës do të fokusohet tek “teknikat e reja në luftën kundër organizatave terroriste të cilat përdorin internetin”

Ai duke rikujtuar se ditën e djeshme është takuar me Kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla, theksoi se “E informuam atë për zhvillimet më të fundit në vendin tonë, pasi siç dihet Turqia është duke hedhur hapa të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit, në kuadër dhe respekt të ligjeve në fuqi dhe me të gjitha mundësitë, duke filluar nga organizata terroriste PKK, PYD, Organizata terroriste Fetullahçı (FETÖ) dhe DEASH.”

Në këtë kuadër, Akarca, tha se ka informuar homologun e tij shqiptar në lidhje me përfshirjen e FETÖ-s në tentativën për grusht shteti më 15 korrik përmes një grupi brenda Ushtrisë së Turqisë.

“E dimë që një pjesë e organizatës së FETÖ-s operon edhe jashtë Turqisë, si në vendet e Evropës, në Ballkan dhe në Shqipëri. Patëm rastin të diskutonim dhe të konsultoheshim edhe për disa aktivitete të kësaj organizate në vendin tonë mik Shqipëri. Në këto takime kemi vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë. Ka një nevojë të theksuar për një bashkëpunim më të mirë në fushën e krimeve të organizuara, trafikimin e qenieve njerëzore dhe luftën kundër drogës. Pamë dhe u bëmë dëshmitarë me kënaqësi që të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë të vetëdijshëm për rëndësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi. Kjo gjë ka rëndësi për vendin tonë dhe gjithë opinioni publik këtë bashkëpunim do ta shohë më mirë në një të ardhme të afërt”, u shpreh Akarca.

Ai ka shtuar se beson që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë do të forcohen në saje të kësaj vizite.

“Në lidhje me organizatën terroriste FETÖ, ajo që u tha nga institucionet shqiptare është kjo: Shqipëria është pranë Turqisë në lidhje me tentativën për grusht shteti, janë kundër tentativës për grusht shteti dhe se do të hetojnë me seriozitet çdo rast që ka të bëjë me persona që mund të jenë përfshirë në këtë tentativë. Ndërsa në lidhje me hapat e mëtejshëm duhet të presim në ditët në vijim. Këtë do ta shohim më mirë në ditët në vijim”, ka theksuar në fund kryeprokurori i Turqisë, Mehmet Akarca.

Gjatë ditës së djeshme, Akarca, u takuar me prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, ku kryeprokurori turk ka kërkuar bashkëpunimin e Shqipërisë për hetimin e disa prej personave të përfshirë në tentativën për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi, organizuar nga organizata terroriste FETÖ.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit