20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shqipëri, Pogradec: Vajza me mbulesë rikthehet në shkollë, fiton mbi diskriminimin fetar

Më të lexuarat

Joana Rexhollari, nxënëse e shkollës së mesme “Muharrem Çollaku” në Pogradec, nuk u lejua të vazhdonte mësimin, sepse u paraqit në shkollë e mbuluar. 
 
16-vjeçarja, praktikante e besimit Islam e vijoi përpjekjen e saj dhe me ndihmën e Komunitetit Musliman dhe të Komisionerit për Mbrojtjen nga diskriminimi. Ajo arriti të fitojë të drejtën e të vijojë arsimimin në një shkollë laike.
 
“Përderisa kam një javë që jam pranuar në këtë shkollë, besoj se edhe të gjitha motrat e tjera apo vajzat që janë me mbulesë do të lejohen nëpër shkolla. Të vazhdojnë rrugën e tyre, pavarësisht mbuleses”, tha Joana Rexhollari, gjimnaziste.
 
Komisioneri kundër Diskriminimit urdhëroi rikthimin e vajzës në shkollë, duke konstatuar se kishte ndodhur diskriminim për shkak të bindjeve fetare. / Top Channel 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit