18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Shqipëri, burg për ushtruesit e dhunës në stadiume

Më të lexuarat

Në Shqipëri, qeveria propozoi dënime të rrepta, me burgim, për të shmangur episode e dhunës nëpër stadiumet e futbollit, si rasti e sulmit në 3 mars, ndaj arbitrit të ndeshjes së Kategorisë superiore Kamza-Laci, i cili u dhunua jo vetëm nga tifozë që hynë në fushë por dhe nga drejtuesit e klubit të Kamzës. Në një takim me Federatën e Futbollit, ku kishte shkuar i shoqëruar dhe me disa anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues të Komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama deklaroi se “ne do të ndërhyjmë menjëherë në Kodin Penal dhe kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në tapetin e gjelbër do të dënohet me 3 vjet burg. Jo gjobë deri në tre vjet, por 3 vjet burg. Kush kalon vijën e bardhë dhe hyn në tapetin e gjelbër është një kërcënim fizik për ata që aty janë duke ushtruar detyrën e tyre, qofshin futbollistë, qoftë edhe arbitri apo arbitrat. Kështu që kemi domosdoshmërinë ta diskutojmë me shpejtësi dhe ta aplikojmë menjëherë këtë dënim, minimumi 3 vjet”. Përveç dënimit me burgim, qeveria proozon të parashikojë dhe përjashtimin për jetë nga stadiumet të autorëve të dhunës.

Prej kohësh, episodet e dhunës, kanë hapur dhe një polemikë në distancë mes Policisë dhe Federatës së futbollit, pasi ligji nuk parashikon që siguria në stadium t’i besohet forcave të Rendit. Për tejkalimin e kësaj situate kryeministri propozoi një formulë të zbatiar siç tha ai në Gjermani apo Spanjë “ku Ministritë e Brendshme, në bashkëpunim me Federatën dhe Ligën profesioniste u dakordësuan dhe firmosën të ashtuquajturën Rregullore për Sigurinë në stadiume. Duhet një marrëveshje dhe në këtë marrëveshje, policia duhet të përfshihet drejtpërdrejtë në sigurinë e ndeshjes, edhe brenda impianteve sipas nevojave të përcaktuara dhe sipas kushteve të marrëveshjes në bashkëpunim me Federatën”. Kryeministri deklaroi se “sdresimi i problemeve të dhunës dhe ndërhyrjet në Kodin Penal besoj duhet të bëhen shpejt dhe të japim një mesazh të qartë se në këtë pikë nuk do të tolerohet më askush”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit