5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Shqipëri: Aksident i rëndë në tunel, drejtuesi i mjetit u gjet i djegur

Më të lexuarat

Një aksident i rëndë automobilistik u shënua mbrëmjen e sotme në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Një auto-veturë është përplasur me një kamion dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Seat”.

Nga raportimet e para mësohet se ai ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me kamionin.

Mjeti “Seat” ka shpërthyer në flakë pas përplasjes, ndërsa viktima është transportuar drejt morgut të Elbasanit, por prej djegies së rëndë nuk është identifikuar ende.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./tch/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit