7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shqetësime për shëndetin e Merkel, kancelarja shihet duke u dridhur për herë të dytë brenda dy javësh

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë përsëri duke u dridhur, derisa është takuar me presidentin Frank-Walter Steinmeier të enjten.

Një gjendje e tillë e saj, është parë për herë të dytë brenda dy javësh – por zëdhënësi i saj i tha Reuters se kancelarja gjermane ishte i mirë.

Më 18 qershor Merkel u pa gjithashtu duke u dridhur kur u takua me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, por më vonë tha se ndihej më mirë pasi kishte pirë ujë.

Sipas mediave, Berlini është përfshirë nga një valë e të nxehtit.

Merkel, 64 vjeçe, po ndiqte një ceremoni të ministres së Drejtësisë, Katarina Elb, e cila po largohet për t’u bërë ligjvënëse në Parlamentin Europian.

Zëdhënësi i Merkelit ka thënë se kancelarja se do të merrte pjesë më vonë në betimin e ministrit të ri të Drejtësisë.

I pyetur nëse kancelarja do të merr pjesë në takimin e G20 të kësaj fundjave në Japoni, zëdhënësi tha: “Gjithçka po zhvillohet siç është planifikuar, kancelarja është mirë”. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit