16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shqetësime mbi të drejtat e njeriut dhe tensionet ndëretnike

Më të lexuarat

Agjencia e lajmeve INA sjellë një përmbledhje të shkurtër të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për pjesën që ka të bëjë me Maqedoninë.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë. Agjencia e lajmeve INA sjellë një përmbledhje të shkurtër të raportit mbi gjendjen në Maqedoni.

Sa i përket të drejtave të njeriut, në raport theksohet problemi i dështimit të Qeverisë në respektimin e plotë të shtetit të së drejtës, që u reflektua me ndërhyrjet në gjyqësor dhe media, qasja selektive e prokurorisë ndaj kundërshtarëve politik, nivelet e korrupsionit qeveritar dhe mosndëshkimi i policisë.

Tensionet në mes të bashkësive etnike shqiptare dhe maqedonase, si dhe diskriminimi shoqëror kundër romëve dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare, përbën një tjetër sipërfaqe të shqetësimeve sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.

Vlerësimet e tjera negative kanë të bëjnë me kushtet e këqija të burgjeve, stërngarkimin e tyre me të burgosur, dhuna në familje, një nivel diskriminimi kundër grave dhe personave me aftësi të kufizuara.

Maqedonia ka qenë gjithashtu një burim, destinacion, dhe vend tranzit për trafikimin e qenieve njerëzore.

Mungesa e ndëshkimit të pjesëtarëve të policisë vazhdon të mbetet një problem shqetësues, edhe pse nënvizohet në raport se Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për të ndëshkuar zyrtarë policoe për ushtrimin e forcës së tepruar, përmes kontrollit të brendshëm dhe standardeve pranë MPB-së.

Raporti nënvizon se ka pasur pretendime të besueshme se gjatë vitit Qeveria ka frikësuar zyrtarë të lartë dhe ka detyruar disa prej tyre qëtë ngjallin frikë tek liderët kryesor të opozitës. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit