Shpikja e makinës së shkrimit dhe bota Islame

0
99

Kjo makineri që shihni në foto (shtypshkranja) është ajo që ka ndryshuar rrjedhën e historisë. Shpikja i dedikohet shkencëtarit Gjerman Johannes Gutenberg, paçka se shtypja ishte e njohur edhe para kësaj kohe tek Koreanët, Arabët dhe Kinezët, po kjo shpikje ishte diçka më ndryshe. Psh në Kore shkruhej ose gdhendej me shkronja një faqe dhe pastaj kopjohej ose shtypej ajo faqe. Ndërsa Johannes Gutenberg ndryshoi rrjedhën e historisë sepse makineria e tij filloi të shtypë libra të plotë sepse ai shpiku shkronjat lëvizëse që do të thotë se nëse i jepje një libër, për një ose dy ditë e merje atë të shtypur dhe të botuar. Kohë më parë librat shkencorë kopjoheshin me dorë dhe ndoshta mernin javë të tëra derisa të kopjohej vetëm një kopje. Për këtë arsye edhe çmimi i librit ishte shumë i shtrenjtë aq sa një libër mund të shitej me 20.000 dirhem. Ata që mund ti kishin këto libra ishin vetëm të pasurit, mbretërit dhe tregtarët. Në video shfaqen dhe shkronjat lëvizëse që i përkasin makinerisë së Johannes Gutenberg . Më parë shkruanin mbi lëkurat e kafshëve por ato ishin shumë të shtrejta dhe kështu vazhdoi derisa erdhën arabët dhe shpikën këtë lloj letre. Letra është njohur tek popujt e hershëm por këtu po flasin për letrën elastike që është e përzier me pambuk të lirë e që mori dhenë dhe u përhap në të gjithë botën përmes arabëve.
Qoftë Bagdadi po ashtu edhe Andaluzia shpërndanin këtë lloj letre dhe aty shkruheshin librat dhe regjistrat.
Gjermani Johannes Gutenberg e çoi më tej duke zbuluar këtë makineri andej nga shekulli i 15 dhe në atë periudhë botën Islame e udhëhiqte perandoria Osmane ndërsa bota islame atë kohë zotëronte trashëgiminë më të madhe botërore të dijes së shkruar nëpër bibliotekat e veta. Por fatkeqësisht Osmanlijtë e ndaluan përdorimin e kësaj shtyshkronje duke u bazuar në disa argumentime shumë të dobëta. Ata thanë kemi frikë se Kurani do shtypet me gabime ndërkohë që ne kemi njerëz që kanë mundësi ta kopjojnë atë pa gabime. Nuk duam që këtyre kopjacëve të librave tu priten rrogat që marin.

Ky ndalim zgjati 200 vite dhe pikërisht në këto 200 vite Evropa dhe bota perëndimore ecën shumë përpara nesh dhe kjo solli një bum industrial, shkencor në të gjitha fushat.
Ky mësim është më dëshpëruesi në mbarë historinë tonë dhe një epokë e errët në historinë Islame.
Lexoni historinë sepse aty ka shumë mësime për të marë. Një popull humbet kur nuk di se çështë bërë dhe çka ndodhur!

Shkroi: Sulltan el Merwani

Përktheu: Fatjon Isufi