11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shpëton foshnja, i gjejnë zemër të re në internet

Më të lexuarat

MILANO – Shpëtohet nga një zemër e gjetur falë Internetit. Është një histori e bukur, një nga ato që të prekin e të shtojnë shpresën. Pacientja është një vajzë shumë e vogël, vetëm 11 muajshe: ishte në kushte shumë të rënda, në listë pritjeje për një zemër të re që nga muaji prill.

Në Pragë vdiq një fëmijë 1-vjeçar dhe familja e tij ka vendosur që të dhurojë organet. Një tragjedi nga e cila lindi një jetë: zemra e fëmijës u vendos në dispozicion menjëherë dhe brenda pak orësh u transplantua duke shpëtuar jetën e vajzës së vogël.

Operacioni u krye në Spitalin Pediatrik “Bambino Gesù” i Romës dhe është një sukses i projektit Coorenor, i koordinuar nga Qendra italiane e Trapianteve dhe ende në fazë eksperimentale: një rrjet lidh vendet e Bashkimit Europian që mund të sinjalizojnë në kohë reale përmes Internetit, prezencën e organeve të disponueshme dhe t’i shkëmbejnë në rast nevoje.

I financuar nga Bashkimi Europian, projekti është menduar për të lehtësuar përcaktimin e organeve që një vend nuk mund të përdorë për arsye të ndryshme. “Një zemër e dhuruar falë internetit dhe bashkëpunimit europian është prova se globalizimi mund të jetë virtuoz, edhe, ose më mirë, sidomos, në këto raste të përdorimit inteligjent të teknologjive të reja”, ka thënë ministri italian i Shëndetit, Renato Balduzzi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit