7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Shpërthen” avokati Koci: Prapanica e turli papaki, primitivi e analfabeti, është bërë me funksion

Më të lexuarat

Avokati i njohur Arianit Koci, ka kritikuar panikun dhe shqetësimin, të cilin sipas tij, po e krijojnë veturat zyrtare, nëpër kryeqytet.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka treguar një rast të një “vozitjete të egër”, derisa ka thënë se as presidenti, as kryeministri e as kryeparlamentari nuk kanë nevojë vazhdimisht të lëvizin me drita rotacion, e me shumë zhurmë.

“Vërtetë nuk po durohet zhurma, tollovia dhe paniku që po e krijojnë këto vetura në Prishtin?”, ka shkruar avokati Koci, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kocit:

Prapanica e turli papaki, primitivi e analfabeti, është bërë me funksion.

Nuk e besoni çfarë panike dhe shqetësimi po e bëjnë veturat zyrtare, me sirena dhe me drita rotacion.

Pak më herët, një Audi me tabela zyrtare, sigurt nuk është vetura e presidentit, kryeministrit apo kryeparlamentarit – se i njoh, me një vozitje të egër, natyrisht me rotacion dhe sirenë, për pak më aksidentoj prej mbrapa.

Ja ngrita dorën. Xhamat ishin të hijëzuara. Nuk e pashë kush ?shtë mbrapa.

U ndal Audi. Shoferi doli prej kerrit me hëz. Asi shoferi që nuk e din a është truproje, bishë apo papak primitiv.

Kur u afrua te kerri, edhe une dola me hëz.

“Aaaa avokat – ti koke a?”. tha tipi që ishte në gjendje gatishmërie me më sulmu.

“ Boni të fala… (nuk po ja them emrin)” – vazhdoi shoferi.

Pa pikë faji, pata me i hangër do shuplaka të nxehta, po të mos më njihte e po të mos isha ky që jam!

Përndyrshe, as presidenti, as kryeministri e as kryeparlamentari nuk kanë nevojë vazhdimisht me lëviz me drita rotacion, e me shumë zhurmë.

Vërtetë nuk po durohet zhurma, tollovia dhe paniku që po e krijojnë këto vetura në Prishtinë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit