12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

SHPËRBLEHEN “MILITANTËT PARTIAK” ME EKSTRA PAGA

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës ka vendosur edhe sivjet të bëjë diskriminime brenda administratës shtetërore, duke shpërblyer me “ekstra paga” një ekip prej rreth 200 nëpunësish civilë. Të privilegjuarit nuk do të shpërblehen në emër të të arriturave në punë, por në saje të funksioneve që kanë.

Për t’i mbajtur brenda ministrive, kryeministri Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm që disave prej tyre t’ua japë deri 1.800 euro në muaj, edhe pse vetë paguhet 1.440 euro.

Pagesat “ekstra” për nëpunësit civilë do të bëhen nga Fondi për Kuadro, që ndryshe njihet edhe si Fondi i Trurit.

Ky fond 1-milionësh është zhbllokuar më 5 korrik, pas gjashtë muajsh ngrirje, për shkak të gjetjes së keqpërdorimeve dhe dallimeve në pagesat për stafin me kualifikime dhe me pozita të njëjta nëpër ministri të ndryshme.

Në listat e përfituesve janë gjetur edhe sekretarë të përhershëm të ministrive, si dhe këshilltarë të jashtëm.KOHAISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit