14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Shpend Ahmeti: Më mirë do të ishte nëse vendoset pezullimi i taksës

Më të lexuarat

Kryetari i PSD-së dhe bashkë-kryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti ka vlerësuar se partitë politike në Kosovë, duhet të vendosin bashkërisht për taksën ndaj Serbisë.

Ahmeti ka deklaruar se nëse vendoset pezullimi i taksës, atëherë shtetit serb duhet t’i vendosen disa kushte.

Sipas tij, nëse kushtet nuk plotësohen, atëherë taksa do të vendosej përsëri.

“Më mirë do të ishte që nëse vendoset pezullimi i taksës, dhe të deklarohet se kemi vendosur të gjithë së bashku, e Serbia i ka 90 ditë për arritjen e marrëveshjes, e në rast të dështimit rikthehet taksa automatikisht, e kjo do të ndodhë edhe nëse ju vendosni veç edhe një kusht më tepër”, ka thënë Ahmeti në RTV 21.

Ahmeti ka thënë se për momentin, askush nuk është në gjendje të marrë përgjegjësi

“Është koha përfundimisht që të gjithë të ulen bashkë, përfshi edhe subjektet opozitare, dhe të merret një vendim për taksën, pasi askush nuk dëshiron ta marrë përgjegjësinë, të dalë të kërkojë heqjen e taksës, e pastaj ai faj t’i mbetet personit që ka kërkuar këtë”, ka deklaruar Shpend Ahmeti.

Ndryshe, në anën tjetër kryeministri Haradinaj po insiston se taksa nuk duhet të hiqet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit