Shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat, imami Beqir Nuredini

0
150

Dy vjet më parë, hoxhë Beqir Nuredini u akuzua nga një familje në Gllamnik të Podujevës.

Familja e kishte denoncuar imamin se e ka dhunuar seksualisht vajzën e tyre V.I., në moshën 16 vjeçare, teksa po merrte mësime te ai.

Por të premten, Gjykata Themelore në Prishtinë përfundimisht e liroi nga akuza imamin duke mos gjetur asnjë provë përkitazi me akuzën e ngritur.

Lajmin e ka dhënë vet imami duke thënë se e gjithë kjo periudhë ka qenë një sfidë më shumë vështirësi për të dhe familjen e tij.

Ndryshe, Beqir Nuredini, njihet si njëri ndër imamët më të ndershëm në Komunën e Podujevës.

Që nga publikimi i rastit, shumë personalitete nga Llapi dhe jovetëm i kishin dalur në ndihmë, duke u shprehur të bindur se do të shpallet i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij ishin fabrikim pa asnjë të vërtetë.

Njoftimi i imamit Beqir Nuredini:

Të nderuar dhe shumë të respektuar miq e dashamirë,

Sot, në këtë ditë të bekuar xhumaje, Gjykata Themelore në Prishtinë përfundimisht më liroj nga akuza e rëndë, që tash e një kohë padrejtësisht rëndonte mbi mua. E gjithë kjo periudhë ka qenë një sfidë me shumë vështirësi për mua dhe familjen time.

Kjo akuzë e padrejtë gjatë kësaj periudhe kohore, padrejtësisht ka vënë në dyshim integritetin dhe moralin tim, në sytë e atyre që dikur tek unë shihnin udhërrëfyesin dhe modelin e një njeriu me integritet.

Mirëpo, ashtu siç kam pasur besimin e palëkundur në drejtësi dhe Zot, sot triumfoj e drejta. Në fund dua të shpreh falënderimin edhe për zyrën e avokatisë Behar Ejupi, që me profesionalizëm e ndershmëri mbrojtën kauzën e drejtë në këtë proces gjyqësor, që në fund edhe triumfoj.