6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shpallen sot emrat dhe dosjet e spiunëve

Më të lexuarat

Komisioni për lustrimin në Maqedoni sot pritet të shpallë publikisht dosjet e 11 personave që kanë qenë spiunë në të kaluarën.

Komisioni në fillim të kësaj jave paralajmëroi se deri të premten do të shpallen emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të kaluara sekrete, kryesisht UDB-së, të cilët janë konfirmuar në bazë të dosjeve të gjetura dhe të verifikuara.

Shpallja publike e gjithë ish-spiunëve do të bëhet në bazë të ligjit për lustrimin, ndërsa brenda anëtarëve të Komisionit për lustrimin ka mospajtime lidhur me këtë masë. Një pjesë e anëtarëve të komisionit, por edhe sektori joqeveritar ka theksuar se me publikimin e emrave të spiunëve do të shkelen të drejtat e privatësisë të personave të tretë që nuk janë të përfshirë në këtë proces. Në mesin e personave të parë të shpallur si spiunë pritet të jenë edhe tre shqiptarë. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit