12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shoqërohu me Kuranin dhe mos e braktis atë!

Më të lexuarat

Kurani në botën tonë vazhdon të jetë në fazën e “recitimit” dhe jo në fazën e lartësimit dhe formimit tonë shpirtëror dhe shoqëror!
Ne, o biri im, i kushtojmë rëndësi leximit të Kuranit, vetëm me zë të bukur, ndërkohë që në jetën e përditshme nuk sillemi ashtu siç porosit Kurani!
Kurani vazhdon të recitohet nga ne, ndërkohë që ne nuk arrijmë të ndryshojmë drejtimet tona!
O biri im, Kurani ua ndriçoi shpirtrat, zemrat dhe mendjet e sahabëve (shokëve të të Dërguarit të Allahut). Ai (Kurani) u bë pjesë e pandashme gjatë gjithë jetës së tyre. Ai (Kurani) ua zhveshi “rrobat” e injorancës, sa herë që vargjet e tij recitoheshin!
Shokët e Profetit e kultivuan Kuranin në zemrat e tyre, ata u edukuan me të dhe nëpërmjet tij ndërtuan dhe përhapen anembanë rrezet e besimit dhe civilizimit rreth së cilës perëndimi ka thënë: “Vërtet, civilizimi islam është ndërtuar në më pak se 150 vjet, ndërkohë që civilizime të tjera u duhet më tepër se 3000 vjet për t’u ndërtuar dhe njëkohësisht për të arritur atë që arriti civilizimi islam.”
Sot, ne kemi rënë në regres!
Nëse në mesin tonë do të kishim Omerin, i cili qëndroi 10 vjet me suren El-Bekare (duke e mësuar, lexuar dhe zbatuar mesazhet e saj), do ta quanim këtë gjë absurde.
Por, nëse e marrim si shembull, do të kishim përfituar shumë prej xhevahireve, perlave dhe urtësive të tij!

O biri im!
Shoqërohu me Kuranin dhe mos e braktis atë!
Pra, me fjalën “braktisje” nënkuptojmë recitimin e sureve të tij, ndërkohë që jeta jote nuk ndikohet nga mesazhet e tij!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit