13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

SHOKUESE/ Rasti shqiptar kur COVID-i sulmon trurin: naivitet apo ligësi, te një poster me maskarallëk brenda?

Më të lexuarat

Të lë pa gojë një poster memision ndërgjegjësues publikuar së fundi në kuadër ta masave anti-infeksioniste, i cili ka për autorësi tre institucione, dy vendase e një të huaj – Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetin Publik, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetit. Te pjesa e direktivës për shmangie nga rreziku i infektimit, është targetuar jeta fetare, edhe pse e pa specifkuar një besim konkret. Edhe pa këtë detaj të fundit, i cili nëse do qe do përbënte kulmin e maskarallëkut, edhe me aq sa është shenjuar, maskarallëku bën mu, është klithës e ulëritës, deri dhe provokues e nxitës i një reagimi të justifikuar në ashpërsinë e vet.

Mbetet dilemë e madhe ajo nëse është thjesht naivitet, dalë nga një pandjeshmëri ndaj një komuniteti që objektin fetar apo tubimin fetar e ka identitet të vetin, apo është një ligësi e qëllimtë?

Dhe është fjala për tre zëra, jo një, ku të paktën njëri prej tyre, nëse dy janë budallepsur, do kishte kthjelltësinë e duhur që ta evitonte këtë skandal. Sepse nuk mund të zgjedhësh të targetosh tubimet fetare mes dhjetra sosh të natyrave të tjera, aq më tepër kur dihet se sensiteti i këtij grupimi shoqëror është shumë më i madh se i të tjera grupimeve, për vetë natyrën shpirtërore të çështjes.

Eshtë e kuptueshme dhe madje e mirëkuptueshme deri diku çdo mufkë që mund ta dalë nga goja e vendimmarësve në këtë krizë të paprecedent ku gjithçka është kthyer me kokëposhtë, apo çdo vendim me natyrë kontraverse, ku dhe lodhja mendore bën punën e saj në shfaqjen e ndonjë idiotësie; janë të falur në çdo pikë, pasi nuk janë të vetmit në glob, por të gjitha këto janë të pajustifikueshme në rastin e këtij posteri të turpshëm.

Ky është rasti që çdo paragjykim komunitar mbi vendimmarrjen qeveritare për pezullim tubimesh në objekte fetare, çdo kërkese për hapje të tyre, sado me teprime apo nonsense në raport me llojin e krizës, të fitojnë legjitimitet.

Eshtë ky rasti gjithashtu, që komunitetet fetare të reagojnë fort e njëzëri ndaj kësaj paçavureje që turpëron tre organizma, të cilat i detyrohen një faljeje publike komuniteteve të besimtarëve.

Përndryshe, MSH, ISHP dhe OBSH, duhet të dalin me versionin se COVID-i të prek dhe trurin, duke kolapsuar logjikën e të arsyetuarit normal, e se viktimat e para të kësaj simptome janë vetë ata, duke e reflektuar këtë te detaji i çmendur i posterit ndërgjegjësues.

Në të kundërt, duhet ta grisin atë me duart e tyre, shoqëruar me një ndjesë të thellë publike, si e vetmja mënyrë për ta larguar Corona-n e idiotësisë apo ligësisë nga koka. /tesheshi.com/           

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit