10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Shoku i 2PAC-ut tregon se çka gjeti në Islam dhe si u njoh me shqiptarët

Më të lexuarat

Mutah “Napoleon” Beale është një nga shokët e këngëtarit më të njohur me ngjyrë 2PAC i cili në atë kohë këndonte këngë kundër racizmit dhe shtypjes së të zinjve në SHBA.
Ai në një rrëfim për KlanKosovën ka treguar se si ishte jeta e tij dhe si i ndryshoi jeta me pranimin e Islamit. Ai tregon se përveç tij edhe shokët e tij kanë pranuar Islamin.
“Përpara Islamit isha i palumtur, isha në depresion e i nervozuar. Udhëzimi në Islam më dhënë paqe e stabilitet. E falënderojë Allahun për udhëzimin, që nëse flasim për të nuk mjaftonin dita dhe nata” ka thënë Napoleon.

Ai ka treguar edhe për njohjen me shqiptarët ku përmend se ata i ka njohur përmes librave të Shejh Albanit.
Përmes kësaj video ka dërguar edhe një mesazh për popullin shqiptar duke thënë: “I vetmi që mund të ndryshojë gjendjen e një populli, që mund të ndihmojë e furnizojë në kohë të vështira është Allahu. Situata tona ndryshojnë por ne duhet të kemi durim dhe të lutemi që Ai të na bëjë sa më lehtë për ne. Rujeni dhe qëndroni në fenë tuaj”.

Ai ka disa vite që ka lënë muzikën, por është aktiv në thirrjen islame duke dhënë mesazhe shumë pozitive për të gjithë njerëzit anë e kënd botës.

https://www.youtube.com/watch?v=AEct111EQQU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit