1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Shoferi në gjendje të alkoolizuar dënohet me mbi 10 mijë euro

Më të lexuarat

Një shofer në Osijek të Kroacisë është dënuar me 10 256 euro dhe njëkohësisht ndalim për dy vjet për drejtim të makinave pasi që në gjendje të alkoolizuar ka shkaktuar ndeshje në atë qytet kroat, dhe më pas ka refuzuar të ndalojë dhe ka kaluar në të kuqe.

Megjithatë kjo nuk ishte tëra, ai po drejtonte makinën edhe pse paraprakisht kishte ndalesë, pasi që i ishte marrë patent shoferi.

Autoritetet në Osijek të mërkurën kanë njoftuar se kanë arrestuar 52 vjeçarin, i cili nuk i ishte përshtatur shpejtësisë së paraparë në atë rreth, dhe po drejtonte makinën në gjendje të alkoolizuar me 2,8 promil në gjak, të martën rreth orës 20.45 minuta ka shkaktuar aksident duke dëmtuar një makinë e cila kishte qenë e parkuar dhe kishte lëshuar vendin e ngjarjes edhe pse policia disa herë i kishin dhënë sinjal që të ndalojë. Po ashtu në njërin nga udhëkryqet ka kaluar në semafor të kuq dhe më pastaj kishte ndaluar, duke rrezikuar kështu shumë qytetarë.

Në polici kanë theksuar se këto lloje aksidentesh dhe kundërvajtjesh parashihen gjoba deri në 10 256 euro dhe ndalesë për drejtim të automjetit deri në dy vjet, si dhe 24 pikë negative

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit