16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shkup, tre veta dhunojnë francezen 22 vjeçare

Më të lexuarat

Një shtetase franceze në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përdhunuar në Shkup nga tre veta.

Sipas njoftimit të MPB-së, francezja 22 vjeçare fillimisht ishte njohur me një të ri në diskotekën “Koloseum” në Shkup dhe më pas bashkërisht kishin shkuar në një nga hotelet e kryeqytetit. Më pas francezja ka rënë në duart e dy personave të tjerë, të cilët kanë abuzuar seksualisht me të. Viktima menjëherë në orët e mëngjesit ka informuar autoritetet policore. Ajo ka rrëfyer se sigurisht ishte mashtruar, pasi që në pijen e saj ishte hedhur ndonjë gjë e dyshimt që ka bërë që ajo të humbë vëmendjen.

Ajo ishte njohur me të riun maqedonas rreth orës 03,00 të mëngjesit, i cili i kishte ofruar një pije, të cilët lehtësisht e kishte pranuar. Disa minuta më vonë ata kanë udhëtuar drejt një hoteli të kryeqytetit dhe ka ndodhur më pas abuzimi me shtetasen franceze. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit