12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Shkup, program përkujtimor për tentativën për grusht shteti në Turqi

Më të lexuarat

Gjatë programit u përkujtuan 250 dëshmorët që humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti, ndërsa u urua shërim për veteranët dhe të plagosurit

SHKUP (AA) – Me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO, në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u organizua program nën moton “15 Korriku – Programi Përkujtimor për Dëshmorët dhe Fitoren e Demokracisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë programit u përkujtuan 250 dëshmorët që humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti, ndërsa u urua shërim për veteranët dhe të plagosurit.

Programi filloi para namazit të xhumasë me leximin e pjesëve të Kur’anit nga recitues Yaşar Çuhadar, Nebi Yaşar dhe Mustafa Altın nga Turqia.

Pas leximit të Kur’anit, të pranishmit bënë lutjen 58 hatmeve (leximi i plotë i Kur’anit) të lexuara në Maqedoni për dëshmorët.

Ndërkaq, gjatë hutbes së xhumasë u lexua mesazhi i kreut të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi. Në mesazhin e tij, Rexhepi është lutur për mëshirë për 250 dëshmorët e rënë dhe shërim për veteranët dhe të plagosurit.

“E lusim Zotin të na e bëjë të mundur të edukojmë breza të ri me iman dhe sinqeritet të cilët do ta duan vendin dhe kombin e tyre, të cilët do t’i dalin zot kauzës për të cilën dëshmorët dhanë jetën”, ka theksuar Rexhepi.

Në Shkup u përkujtuan babai dhe i biri Olçok

Pas namazit të xhumasë, të pranishmi në program, të shoqëruar nga ambasadorja e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara, shkuan drejt shtëpisë së dëshmorëve Erol Olçok dhe të birit Abdulla Tayyip Olçok në Shkup, të cilët ranë dëshmorë në ngjarjet në Stamboll gjatë tentativës për grusht shteti.

Krahas ambasadores Kara, në mesin e të pranishmeve kishte edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend.

Në deklaratën e saj para shtëpisë së Olçok, Kara rikujtoi se Erol Olçok kishte dalë në rrugë së bashku me të birin pas thirrjes së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, duke rënë dëshmorë.

“Ata nuk i lanë banditët ta ndajnë shtetin dhe nuk ia dorëzuan atyre. Presidenti ynë dha një fjalë: ‘Do t’u hyjmë në palcë’. Edhe ne po japim fjalën këtu, se do t’u hyjmë në palcë këtyre tradhtarëve”, tha kara.

Duke i bërë thirrje popullit të Maqedonisë të bashkëpunojnë kundër kësaj organizate terroriste. “Nuk duhet të harrojnë se deri në fund të jetës, deri në frymën e fundit, ne do të luftojmë kundër kësaj organizate terroriste tradhtare”, shtoi ajo.

Më pas, të pranishmit bën lutje për Erol Olçok dhe të birin e tij Abdullah Tayyip Olçok dhe dëshmorët e rënë më 15 korrik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit