7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shkup: natën rrethohet vendi, të nesërmen merret vesh se do të ndërtohet xhami

Më të lexuarat

Nga Miradie Hasani

Bashkësia Fetare Islame në Maqedni ka marrë iniciativën për të ndërtuar jë xhamie në lagjen Shkup-Veri. Për këtë janë mbledhur 1 mijë nënshkrime  nga banorët e lagjes që janë pro një objekti fetar në këtë vendbanim.

Por ajo që e ka kompromentuar etikën e nisjes së punimeve  të kësaj xhamie, është se ne vendndërtimin e saj, një ish-vendparkim, rrethimi rrjeta teli është bërë gjatë natës. Siç, dihet kur ndodhin praktika të tilla, bien dyshime se mos është diçka e paligjshme.

Ndaj dhe banorëy aty afër janë habitur në mëngjes kur kanë parë rrethojat, të vëna kur ata kanë qenë në gjum.

“Nuk e dimë se çka do të ndërtohet. Sot në mëngjes e pamë këtë , por çka do të ndërtohet nuk e di”, tha banor i lagjes Shkup-Veri.

Disa banorë tjerë thonë se aty është planifikuar ndërtimi  i një xhamie, por se komuna e Butelit po kundërshton.

“Ka pengesa me komunën, nëse nuk jep leje nuk bëhet, por nëse vendos që të ndërtohet, shpresojmë të bëhet sepse kemi nevojë”, u shpreh Sinan Lutfi.

Idenë për ndërtimin e xhamisë e konfirmoi dhe vetë Omer Rushidi, i cili është iniciator i autorizuar nga BFI. Ai thotë se ka mbledhur rreth 1 mijë nënshkrime të banorëve që janë pro xhamisë në këtë vend.

“Ne me qytetarët e kësaj lagje kishim një takim dhe vendosëm për të vendosur shenjat se ku do të ndodhet xhamia. Ne kemi bisedime me komunën e Butelit. E Kemi lejen që kemi aplikuar në Komunë, dhe kemi një peticion që kemi bërë në lagjen Shkup veri me 910 nënshkrime”, tha Omer Rushidi.

Sipas Rushidit, kërkesa për leje ndërtim është dorëzuar në Komunën e Butelit, prej cilës presin përgjigje. Por nga kjo komunë thonë se kërkesën e BFI-së e kanë refuzuar. Nga Sektori për Urbanizëm theksojnë se, sipas planit të përgjithshëm urbanistik të Shkupit, dhe sipas Planit të Detajuar Urbanistik, nuk figuron objekt fetar në këtë vend. Nëse merret parasysh iniciativa e ngritur për ndërtim të xhamisë, do të duhet që të ndodh ndryshime në planin e përgithshëm urbanistik që bëhet pas 5 viteve. Tashmë pritet në ditët në vazhdim se çdo të ndodhë më fatin e saj. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit