15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shkup, konferencë mbi zhvillimin në shëndetësi në Kornizat e Islamit

Më të lexuarat

“Këto përpjekje shumë ndikojnë në sektorin e shëndetësisë, ndikojnë OJQ-të, gjithashtu edhe vendet në zhvillim. Nëse jemi një dhe bashkë kundër këtyre, nëse luftojmë së bashku kemi mundësinë që të jemi më të qëndrueshëm kundër sulmeve të perëndimit”

 

SHKUP (AA) – Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u mbajt konferenca me temë “Zhvillimi në shëndetësi në Kornizat e Islamit dhe roli i OJQ-ve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e organizuar nga Unioni Botëror Islamik Shëndetësor (WIHU) në bashkëpunim me shoqatat Kopru dhe Pro Vita nga Shkupi, si dhe Sağlık-Der nga Turqia, morën pjesë përfaqësues të OJQ-ve, studentë e nxënës të fushës së shëndetësisë, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Kryetari i shoqatës Sağlık-Der dhe organizatës WIHU, Dr. Kasım Sezen, tha se WIHU është një organizatë në krye të OJQ-ve që është aktive në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI). Ai theksoi se mbështesin OJQ-të në fushat e shëndetësisë.

“Deri më tani kemi afër 20 jetimore. Në kampet e Arakanit kemi 12 poliklinika, ndërsa në Siri tre”, u shpreh Sezen.

Duke theksuar se bota është përballë shumë problemeve ekonomike, Sezen tha se, “Këto përpjekje shumë ndikojnë në sektorin e shëndetësisë, ndikojnë OJQ-të, gjithashtu edhe vendet në zhvillim. Nëse jemi një dhe bashkë kundër këtyre, nëse luftojmë së bashku kemi mundësinë që të jemi më të qëndrueshëm kundër sulmeve të perëndimit”, tha Sezen.

Ai njoftoi se më 15-17 dhjetor në Stamboll të Turqisë do të organizojnë Kongresin e tretë të Komuniteteve Shëndetësore Muslimane.

Ndërsa, anëtari i Këshillit Evropian i WIHU-t, Babikir Ismail Ahmed, tha se gjatë konferencës do të shpalosin përvojat të cilat i kanë fituar gjatë 8 viteve të fundit me Shoqatën e Shëndetësisë Sudan në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

“Dëshirojmë t’i mbështesim njerëzit që vuajnë në vendet si Siria, arakanasit në Mianmar. Ky union nuk është duke u fokusuar vetëm në një racë, në një fe, por synon të ndihmojë të gjithë njerëzimit. Sepse shëndeti është nevojë për të gjithë”, shtoi ai.

Kryetarja e Platformës së Shëndetësisë pranë shoqatës Kopru, Husnije Emin, tha se në kuadër të mbledhjes dy ditore do të zhvillojnë edhe mbledhjen e Këshillit të Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit