13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shkup: Keqtrajtohen të arrestuarit, paditen gardianët e burgut

Më të lexuarat

Kërkesën për të paditur penalisht gardianët, Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti e ka dërguar tek Prokuroria e Manastirit.

Javën e kaluar tre gardianët janë pezulluar përkohësisht nga puna, ndërsa sipas Avokatit të Popullit, pas denoncimit të këtij rasti trajtimi i të arrestuarve ka ndryshuar.

“Nuk kemi informacione nëse ka ndonjë rast tjetër të keqtrajtimit. Ne kemi bërë denoncim penal drejtuar Prokurorisë së Manastirit dhe ajo është në kompetencë të kësaj prokurorie”, deklaroi Mehmeti, transmeton TCH.

Avokati i Popullit këto komente i bëri gjatë një konference për shtyp ku shpalosi të dhënat e raportit për preventivë nga tortura. Në raport është konstatuar se në Maqedoni në përgjithësi vërehet shkelje masive e të drejtave të personave të arrestuar dhe të paraburgosur.

“Si nënçmuese dhe jonjerëzore janë vlerësuar kushtet dhe vendosja në një pjesë të dhomave të izolimit. Shpesh herë ndodh që personat e paraburgosur të kalojnë edhe nga 23 orë të mbyllur në ambientet e paraburgimit. Gjatë vizitës në stacionet policore ekipi ynë konstatoi se realizimi i të drejtës për mjek bëhet me lëshime”, shtoi Mehmeti.

Ky raport që për herë të parë përgatitet në Maqedoni, përveç institucioneve vendore do t’i dorëzohet edhe Nënkomitetit për Preventivë nga Tortura pranë Kombeve të Bashkuara./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit